Intervista

Gerald Kola: Rrezikshmëria e pijeve energjike dhe suplementeve për rënie në peshë

13:45 - 03.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Pavarësisht se nuk është vërtetuar shkencërisht, substanca cartininë po përdoret për të humbur peshë në një kohë të shkurtër. Reklamat e shumta për këtë produkt që gjendet në suplemente apo edhe pije energjike, tërheqin vëmendjen e konsumatorëve, e madje mund të merret pa rekomandim nga mjeku. Por a ka efekte anësorë L-Cartinine? Në një intervistë për suplementin “Life Pages”, në ‘Gazeta Shqiptare’, mjeku Gerald Kola tregon se të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët nuk duhet ta marrin këtë substancë. Ai shton se suplementet me L-Carnitine kanë efekte anësore të tilla si nausea dhe të vjella, dhimbje barku dhe diarre, madje hulumtuesit kanë gjetur se një metabolit i carnitinës e rrit numrin e shanseve për të zhvilluar aterosklerozë, ose kalcifikim të arterieve. Kola këshillon që të bëhet kujdes me përdorimin e këtij suplementi dhe të shmanget përdorimi i pijeve energjike që përmbajnë cartinine.




Për çfarë përdoren produktet që përmbajnë L-Cartinine?
Fjala cartininë vjen nga fjala latine për mish: carnis, e cila është gjithashtu rrënjë e fjalës mishngrënës. Suplementet dhe pijet energjitike që përmbajnë L-Carnitine pretendojnë të jenë fuqizues të metabolizmit dhe që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë dhe të rrisni performancën tuaj sportive. Megjithatë, asnjë e dhënë shkencore nuk i mbështet këto pretendime. Në fakt, marrja e L-Carnitine mund të bëjë që të humbisni shëndetin tuaj të mirë në vend të kileve shtesë.

A mund ta prodhojë vetë trupi ynë këtë substancë?
Mëlçia dhe veshkat prodhojnë Carnitine nga dy aminoacide, lysine dhe methionine. Carnitina ruhet në muskujt e skeletit, në tru, dhe në zemër. Në meshkujt, carnitina ruhet edhe në spermë. Kjo substancë luan një rol të rëndësishëm në trupin tuaj, ajo shoqëron acidet yndyrore me zinxhirë të gjatë për në Mitokondrinë e qelizës, ku ato prodhojnë energji. Carnitina gjithashtu frenon prodhimin e derivateve toksike të prodhimit të energjisë jashtë qelizës, kështu që ato nuk ndërtohen.

Cilat janë kategoritë që nuk duhet të marrin Cartinine?
Të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët nuk duhet të marrin Carnitine shtesë, gjithashtu nuk rekomandohet Carnitina si ndihmëse e dietës. Trupi i njeriut prodhon Carnitine në mënyrë të mjaftueshme. Burimet e Carnitinës gjenden edhe në ushqim, kryesisht në mishin e kuq. Një biftek mesatar përmban diku te 56 deri në 162 gram Carnitine. Një hamburger përmban diku te 87 deri në 99 gram Carnitine. Sa më i kuq të jetë mishi, aq më i lartë është përqëndrimi i Carnitinës. Sasi të vogla të Carnitinës janë të pranishme edhe në peshqit, në pulat, dhe në produktet e qumështit.

Sa të vërteta janë pretendimet lidhur me aftësinë e Cartinines për të djegur yndyrën? A ka të dhëna shkencore lidhur me këtë?
Nuk ka të dhëna shkencore për të mbështetur pretendimet e fryra në lidhje me L-Carnitinën dhe aftësinë e saj për të djegur yndyrën, ose rreth mitit se ajo ka aftësinë të nxisë performancën sportive.

Cilat janë efektet anësore të këtij suplementi në organizmin e njeriut?
Suplementet me L-Carnitine kanë efekte anësore të tilla si nausea dhe të vjella, dhimbje barku dhe diarre. Suplementet me Carnitine mund edhe të vështirësojnë jetën shoqërore, sepse nëse merrni 3 gram Carnitine në ditë mund të prodhoni një erë trupi si peshk. Njerëzit me sëmundje të veshkave ose çrregullime epileptike duhet të tregojnë kujdes të veçantë me suplementet e Carnitinës ose me pijet energjike që përmbajnë Carnitine, kjo për shkak se Carnitina mund të shkaktojë dobësi të muskujve në njerëzit me sëmundje të veshkave dhe konvulsione në njerëzit që kanë çrregullime epileptike.

A mund të japë ndonjë komplikacion të rëndë konsumimi i cartininës?
Komplikacioni më serioz i lidhur me Carnitinën është se ka një rrezik të shtuar në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Hulumtuesit kanë gjetur se një metabolit i carnitinës e rrit numrin e shanseve për të zhvilluar aterosklerozë, ose kalçifikim të arterieve. Problemi nuk është vetë Carnitina, problemi ndodh kur Carnitina bashkohet me bakteret në zorrë. Kur ju konsumoni një biftek ose gëlltisni një kapsulë me L-Carnitine, bakteret në zorrë prodhojnë një kimikat të quajtur trimethylamine, pastaj mëlçia e konverton trimethylamine në trimethylamine N- oksid, ose TMAO. Ky efekt anësor ngurtëson arteriet.
Jo- mish- ngrënësit duket se kanë baktere të ndryshme në zorrë, dhe nuk përjetojnë të njëjtën TMAO edhe në qoftë se ata hanë mish ose marrin një pilulë L-Carnitine. Hulumtuesit ende nuk e dinë se cilat baktere në zorrë shkaktojnë prodhimin e TMAO pasi hahet mish ose pasi merret suplement me L-Carnitine. Studimet e mëtejshme për të identifikuar këto baktere do të zbulojnë më shumë rreth kombinimit midis asaj që hamë, florës së zorrëve tona dhe potencialit për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Kush mund të ketë nevojë për suplemente me Carnitine?
Një fëmijë i lindur para kohe që nuk prodhon dot carnitinë të mjaftueshme mund të ketë nevojë për shtesa me këtë përbërje. Një defekt gjenetik i rrallë, i quajtur mangësia primare e carnitinës mundet gjithashtu të kërkojë një plotësim. Për të gjithë të tjerët, është më mirë ta shmangni carnitinën. Nëse jeni tifoz i pijeve energjike, duhet të lexoni përbërësit dhe të shmangni ato që përmbajnë L-Carnitine. Ndonjë biftek i rastit nuk ju bën keq, por gjithsesi do të ishte mirë të kufizoni konsumit e mishit të kuq.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.