Bota

Ndoqi skuadrën e zemrës i verbër, Valencia i kushton statujë

16:27 - 04.06.19 alma

Në ulësen 164, në rreshtin e 15 të tribunës qëndrore të stadiumit  “Mestalla” të Valencia-s në Spanjë, nuk do të ulet kurrë askush. Aty do të qëndrojë statuja e tifozit, i cili edhe pse ishte i verbër nuk mungonte në ndeshjet e skudrës së zemrës.



Vicente Aparicio siguronte çdo vit abonimin sezonal për të qenë i pranishëm në çdo ndeshje. Në moshën 54-vjeçare Vincente Aparicho humbi shikimin e megjithatë kjo nuk e ndali pasionin e tij për t’i qëndruar pranë skuadrës, vetëm për të shijuar atmosferën.

Ai ndërroi jetë në vitin 2006, por klubi spanjoll nuk e ka harruar sepse në një nga stolat e stadiumit ka vendosur statujën e tifozit, duke e përjetësuar praninë e tij.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *