AKTUALITET

Shoferja e parë e Trafikut Urban: Pasagjerët më thonë “Të ruajt Zoti”

13:00 - 04.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo thjesht kishte një pasion të madh e kurrë mbase nuk e kish menduar që do të hynte në histori. Megjithëse rrugës pati plot nga ata që i thanë se do të ishte shumë e vështirë ta zotëronte një automjet si autobusi, ia doli të përmbushë ëndrrën e saj e të bëhet e para vajzë që drejton një autobus nëpër rrugët e Prishtinës si pjesë e Trafikut Urban.




Dhe kjo, siç thotë vetë Laura Mirena, falë besimit në vetvete dhe mbështetjes nga familja. 6 ditë më parë kur Laura Mirena nisi punë, natyrshëm lajmi bëri bujë në Kosovë e Shqipëri. Në një intervistë për bitchmagazine.al Laura, tregon pikërisht për pasionin e saj për autobusët dhe përgjegjësinë që ndjen tashmë si drejtuese automjeti e transportit publik në Prishtinë.

“Më pëlqen të ngas në veçanti autobusin, e kam pasion megjithëse është përgjegjësi e madhe dhe infrastruktura ka problemet e veta. Nuk është çdo gjë siç duhet. Por kam besu se edhe vajzat e gratë mund t’ia dalin të bëhen shofere të transportit publik. Por duhet të kenë besim në vetvete që mund ta zotërojnë këtë punë”, thotë Laura. Ajo që e mbështeti më shumë ishte natyrisht familja, jo vetëm moralisht por edhe financiarisht, e Laura u është shumë mirënjohëse. Edhe pse beson që në Kosovë ka baraza gjinore e gratë respektohen kudo, Laura e pranon se pati edhe nga ata që nuk besonin se ajo do të arrinte të punësohej si shofere autobusi. Por më e rëndësishmja ishte reagimi pozitiv i pasagjerëve me të cilët përballet përditë në punën e saj.

“Pasagjerët të them të drejtën, kur më kanë parë për herë të parë janë befasuar të gjithë. Më shihnin të çuditur. Por të gjithë më mirëpresin, vijnë përpara dhe më urojnë e përgëzojnë për guximin. Më thonë “Bravo, të priftë e mbara apo Zoti të ruajtë”, regon Laura.  E pyetur a janë vajzat apo gratë të diskriminuara në Kosovë, Laura mendon se në institucione nuk ka diskriminim. Por ajo mendon se ato që vuajnë më shumë janë gratë e martuara nga xhelozia e burrave të tyre.

“Ne jemi shtet demokratik e sa i përket institucioneve nuk mendoj që ka diskriminim. Pra ka barazi gjinore dhe gruaja respektohet në çdo aspekt. Por ndoshta në familje ka raste kur diskriminohet, sidomos gratë e martuara ndoshta kanë më shumë problem për shkak të xhelozisë nga partneri”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.