AKTUALITET

Ministri Daçiç, shkruan në kartëmonedhë “Kosova është Serbi”

13:16 - 05.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa ndërkombëtarët tentojnë të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë dhe Kosovës, provokon ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Ministri serb ka shkruar në një kartëmonedhë 100 dollarëshe “Kosova është Serbi”, duke shkaktuar regaime të shumta të shqiptarëve në rrjetet sociale.




Ky veprim i ministrit serb nuk është një rast i izouar. Ivica Daçiç i është bashkuar një fushate që po ndërmerret në Serbi kundër Kosovës. Serbët kërkojnë që Kosova të jetë pjesë e shtetit të tyre, duke e quajtur këtë fushatë “rikthim  në rrugë paqësore”.

Fushata që po ndërmerret në rrjetet sociale ka si moto “Kosova është serbi” dhe ka si synim që kjo frazë të shkruhet në sa më shumë kartmonedha të shteteve të ndryshme në të gjithë botën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.