Kryesore

Video/ “10 me 0, do habisim Ramën”, përgjimi i Avdylaj me vëllain e deputetit të PS

11:20 - 05.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta prestigjioze gjermane Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339. Në një nga videot e publikuara zbardhet biseda e Astrit Avdylaj me Arjan Ndraxhi, vëllai i deputetit socialist të Shijakut, Ilir Ndraxhi.




“Kreu i grupit kriminal Avdylaj në Shijaki i ka kërkuar kryeministrit Rama përmes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako që Ilir Ndraxhi të jetë në listën e kandidatëve për deputet.

Në këtë bisedë, Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit në perspektivë dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, ka marrë ndonjë telefonatë (nga lart, Rama) për t’u konfirmuar si kandidat i PS.

Në bisedën e përgjuar Avdylaj telefonon vëllain e deputetit ku i garanton se Ilir Ndraxhi do të jetç në listën e kandidatëve”, shkruan Bild.

Biseda e Astrit Avdylaj me Arjan Ndraxhi

(Arjani- Vëllai i deputetit socialist të Shijakut, Ilir Ndraxhi)

Avdulaj: Si je? Ça bone?

Vëllai i deputetit: Asgjë , me çunin. Ca bën, mirë je?

Avdulaj: Mirë valli, të mora për qejf. A e kanë thirrë gjë, a ka noj gjë akoma?

Vëllai i deputetit: Për ku?

Avdulaj: A i kanë bo noj thirrje, noj gjo vëllait apo jo?

Vëllai i deputetit: Jo mo, ai tha që do takohej me ty. Ti nuk ishe dje se luante Juventus, a nuk e di. Ka fol Juli, tha që me u taku nesër . Mori në darkë e tha që do rri nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Avdulaj: Po

Vëllai i deputetit: Dhe pastaj do takohej edhe me atë, me Gjushin pra, do takohen për punë pune.

Avdulaj: Okay, unë po pres, me një fjalë nesër, o pasnesër…Me një fjalë e kemi në xhep, a e kupton vëllain tat (Vangjush Dako më ka thënë që do të bëhet).

Vëllai i deputetit: Po, po.

Avdulaj: Po presim, ai më tha mu, me 25. Ishte edhe Eltoni (Arbana, kryetari i PS, Shijak) aty.  Ai i tha Eltonit që do e vinte të 10 a të 11.

Vëllai i deputetit: Elton Arbana, e mo mirë, mirë.

Avddylaj: Unë jam t’u punu këtu ke lagjia ime me njerëzit, me një fjalë. Nuk kam dalë noj herë në pazar, po jam t’u taku njerëz…duhet të jemi shumë të nderum edhe nga ai sipër(Edi Rama).

Vëllai i deputetit: E vërtetë.

Avdulaj: Që t’i japim (Ramës) një 10 me zero, që edhe ai të habitet.

Vëllai i deputetit: Bëji telefon Julit mos shkoni me pi kafe, e ke numrin e Julit?

Avdulaj: Mirë pra rob Zoti.

Vëllai i deputetit: Ti e ke numrin e Julit?

Avdulaj: Po, po e kam pa merak, hajde pra gjithë të mirat!

Vëllai i deputetit: Shumë faleminderit!

Avdulaj: Ça flet ore, asgjë!

Vëllai i deputetit: Shnet!

Avdulaj: Shnet!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.