Kosova

Taksa për mallrat serbe, Haradinaj takon sot Merkel

09:08 - 06.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë njëditore në Gjermani, ku në axhendë është përcaktuar edhe një takim me Kancelaren, Angela Merkel. Kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar se kjo vizitë ka për qëllim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.




“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, tha Haradinaj.

Përpos Kancelares, Haradinaj pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare, ndërsa pritet të marrë pjesë edhe në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin. Pas mbërritjes mbrëmë në Berlin, kryeministri kosovar u prit me ceremoni ushtarake. Ai është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Mediat gjermane “Deutche Welle” ka theksuar se Kancelarja e Gjermanisë do t’i kërkojë Ramush Haradinajt heqjen e taksës për mallrat serbe dhe ato boshnjake, veprim i cili deri tani është kundërshtuar me çdo mjet nga kryeministri i Kosovës.

Ky pritet të jetë një diskutim jo i zakonshëm për Haradinaj, pasi ai ka theksuar më parë se Kosova nuk tërhiqet nga aplikimi i taksës pa njohur Serbia Pavarësinë e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.