Kosova

Thaçi ka gjysmë mln euro pasuri, shtëpinë me kredi

11:53 - 06.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në formularin e deklarimit të pasurisë ka theksuar se ka pasuri rreth gjysmë milioni, ndonëse shtëpinë e re ende nuk e ka paguar.




Ai ka deklaruar tokë bujqësore në vlerë 180 mijë euro, shtëpi të përbashkët të trashëguar në vlerë 80 mijë euro, si dhe shtëpinë e re në vlerë 350 mijë euro, raportojnë mediat kosovare.

I pari i vendit, thotë se shtëpinë e re e ka paguar vetëm një pjesë, derisa pjesën tjetër pret aprovimin e kredisë.

Ai ka deklaruar edhe një veturë të bashkëshortes, e tipit Q 5, në vlerë 15 mijë euro. Ndërkohë, shuma e parave që ka deklaruar në bankë është mbi 26 mijë euro.

Thaçi ka deklaruar se pagë bazë merr mbi 33 mijë euro në vit, ku mbi 5 mijë euro ka marrë mëditje përgjatë vitit të kaluar, ndërsa bashkëshortja e tij, kadepozituar mbi 19 mijë euro brenda vitit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.