AKTUALITET

Veseli i “mbytur” në borxhe, bashkëshortja e tij rezulton gruaja më e pasur

15:26 - 06.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeparlamentari i Kosovës përveç pasurive të paluajtshme ka deklaruar se ka në pronësi edhe një veturë të llojit Jeep, që kushton 16 mijë e 300 euro e që thotë se e ka blerë nga kursimet.




Pavarësisht pasurisë që ka, Veseli ka edhe një kredi me kohëzgjatje 72 muaj të cilën e kanë marrë për blerjen e një lokali. Rreth 110 mijë euro është shuma e parave që ai i ka borxh bankës, ndërsa vlera e parave që ai ka në llogari është vetëm 3 mijë euro.

Ndërkohë, Violeta, gruaja e kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli, duket se është më e pasura ndër gratë e liderëve shtetërorë.

Ajo posedon një banesë në vlerë prej 97 mijë eurove. Në total pasuria e saj kalon mbi 123 mijë euro. E dyta për nga pasuria rezulton të jetë Anita Muçaj, gruaja e kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruajnë mediat kosovare. Ajo merr rreth 8 mijë euro nga puna që bën në Radio Televizionin e Kosovës dhe 12 mijë euro nga kompania Elsig dhe 12 mijë euro të tjera nga Agjencia e marketingut “Vibe”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.