Rajoni

Zaev: Vendet e BE u frikësohen kërcënimeve nga Edi Rama!

11:31 - 06.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vizitës dyditore në Berlin, kryeministri i Maqedonisë  Zoran Zaev, foli rreth skenarëve për mbledhjet e ardhshme ministrore të BE-së.




Zaev tha se mund të kemi disa skenarë, si: hapja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rastin më të mirë, mos’hapja e bisedimeve me asnjërën nga këto vende, që është varianti më i keq, apo hapja e bisedimeve me Maqedoninë dhe anulimi vendimit për Shqipërinë për më vonë.

Kryeministri theksoi se Holanda dhe Franca kanë rezerva më të mëdha ndaj hapjes së bisedimeve me Shqipërinë, por edhe se gjermanët druajnë nga kërcënime nga pala shqiptare se kjo do të sillte deri në destabilitet në rajon, sidomos në Kosovë.

“Ata mendojnë se nëse hapin bisedime me Maqedoninë e Veriut, do të krijohet problem nëse lihet Shqipëria dhe se kjo mund të ndikojë mbi Kosovën, ata druajnë nga kërcënime nga miku Edi Rama, për ndryshime të mundshme të kufijve apo bashkim me Kosovën, por unë nuk besoj në gjëra të këtilla, sepse kjo do të thotë kthim prapa për së paku dhjetë vite për Shqipërinë nëse bëjnë një gjë të tillë, nuk do askush që të bëjë një gjë të  tillë”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë para mediave të huaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.