DOSSIER

“Rrota prej druri”/ Viti 1920, si argëtoheshin fëmijët në Elbasan

13:25 - 07.06.19 Nga Aurenc Bebja
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 4 janarit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me mënyrën se si argëtoheshin asokohe fëmijët shqiptarë në qytetin e Elbasanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :




Një vend feste në Elbasan, Shqipëri

Edhe pse shumë primitive, kjo rrotë e improvizuar i bën të lumtur fëmijët.

Disa shtylla telegrafi, trungje pemësh dhe dërrasash mjaftuan për të ndërtuar shpejt një rrotë rudimentare të cilën disa burra e shtyjnë me krahë.

Një daulle e madhe, dy flautë, dhe fëmijët, në grup e të lumtur, nxitohen të ulen në këtë “Rrotë të Madhe” për kënaqësinë e tyre më të madhe.

Kjo lojë argëtuese, nën drejtimin e një infermierje që i përket një misioni amerikan, nuk u ngjan aspak lojrave moderne franceze.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.