Kryesore

Berisha “zbulon” vendndodhjen e Ramës para protestës: I lemeritur në tunel

16:14 - 08.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook shkruan se pasardhësi i tij Edi Rama është fshehur në tunelet e Krrabës nga frika e protestës së sotme të opozitës së bashkuar.




“Cunami super gjigand per voten e lire po afron. Rama largohet i lemeritur nga Surreli drejt tuneleve te Krrabes me soj e sorollop. Kakistokracia po shkerrmoqet. Rama ik, ik, ik! Fitore!,”-shkruan Berisha.

Si në çdo protestë të mëparshme, policia e shtetit ka mobilizuar forca të shumta policore që do të jenë në terren përgjatë protestës.

Gazetarja Doriana Bezat raporton për “Gazeta Shqiptare” se do të jenë rreth 1700 efektivë policie që do të vendosen përballë protestuesve. Rëndësi e madhe i është dhënë ruajtjes së institucioneve. Ministria e Brendshme dhe Kryeministria janë rrethuar me gardhe metalike ndërsa autobotët me ujë do të qëndrojnë në gjendje gatishmërie. Për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve që mund të shkelin ligjin, janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

Partia Dmokratike ka kërkuar leje për zhvillimin e protestës nga ora 19:00 deri ë mesntaë, por kjo kërkesë është refuzuar pasi leja i është dhënë vetëm deri në orën 21:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.