EKONOMI

BSH: 38% e shqiptarëve jetojnë momentin, nuk mendojnë për nesër

12:00 - 08.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të kthehesh në shtëpi ka “kusur” dmth., të shpenzosh pa menduar çdo të ndodhë nesër të gjitha lekët që ke. Kjo është mënyra e jetesës që kanë zgjedhur 38% e shqiptarëve. Kjo e dhënë ka dalë nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, i cili testoi njohuritë financiare të shqiptareve dhe gjeti se 42% e kampionit janë dakord ose plotësisht dakord me pohimin “Paratë janë bërë për t’u harxhuar”, kundrejt vetëm 1 në 3 individë (36%) që shprehen kundër ose plotësisht kundër tij.




Vetëm 16% e individëve shprehen më të gatshëm t’i shpenzojnë paratë, (dakord dhe plotësisht dakord me pohimin “Preferoj t’i harxhoj paratë se sa t’i ruaj ato për të ardhmen”), kundrejt 67% që shprehen se preferojnë t’i ruajnë ato për të ardhmen.

Vetëm 22% e individëve janë dakord ose plotësisht dakord me pohimin “Jam i/e prirur të jetoj momentin, pa u shqetësuar shumë për të nesërmen”, kundrejt 61%, të cilët priren të shqetësohen më tepër për të ardhmen.

Rezultatet e përftuara mbi tri pohimet që synojnë të matin qëndrimet financiare të të intervistuarve, analizuar sipas karakteristikave demogra-fike apo nivelit të njohurive financiare, tregojnë se ky i fundit është në marrëdhënie të zhdrejtë me prirjen për t’i harxhuar.

Gjithashtu, në përgjithësi, të intervistuarit femra, individët e moshës 35-59 vjeç, banorët e zonave urbane si dhe ata me nivel të lartë të ardhurash familjare shprehen më të kujdesshëm ndaj parasë dhe më të prirur për t’u shqetësuar për të ardhmen.

Sa i përket zhvillimit të qëndrimeve financiare të shqiptarëve në harkun kohor 2011-2015, të dhënat dëshmojnë se përqindja e qëndrimeve të duhura ka pësuar rënie për pohimet “Paratë janë bërë për t’u harxhuar” dhe “Jam i prirur të jetoj momentin, pa u shqetësuar për të ardhmen”, me respektivisht 8% dhe 5%, dhe rritje me 6% për pohimin “Preferoj t’i harxhoj paratë se sa t’i ruaj ato”.

Të tria këto pohime synojnë të matin qëndrimet e kujdesshme ose jo ndaj parasë dhe rezultatet e vrojtimeve nxjerrin në pah një rënie të përgjithshme të përqindjes së qëndrimeve të duhura nga viti 2011 në atë 2015, që megjithëse e vogël (3%) tregojnë për një ndryshim në kohë në kahun e padëshiruar, që duhet marrë parasysh gjatë hartimit të politikave në të ardhmen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.