SPORT

Formacionet zyrtare të Islandë-Shqipëri, ndeshja nis pas pak minutash

14:46 - 08.06.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria luan sot në orën 15:00 përballë Islandës ndeshjen e tretë të kualifikuesve të “Euro 2020”.




Formacionet zyrtare të të dyja ekipeve janë publikuar dhe trajneri Edi Reja debuton me skemën 3-5-2, me Berishën në portë; Dermakun, Ismajlin dhe Veselin në mbrojtje.

Qendra e mesfushës përbëhet nga Basha, Xhaka dhe Abrashi, ndërkohë që në krahë janë të vendosur Hysaj dhe Lenjani.

Sulmi i është besuar dyshes Cikalleshi-Balaj.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.

Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Xhaka, Cikalleshi, Balaj, Abrashi.

Ndeshja do të luhet në Islandë, ku janë të shumtë tifozët shqiptarë që kanë shkuar për ta ndjekur.

Tifozët kuq e zi kanë publikuar gjatë ditës së djeshme një fotografi nga kryeqyteti islandez.  “Ju përshëndesim nga Reykjaviku“, shkruhet në përshkrimin e fotografisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.