OPINION

Vendimi i Presidentit dhe qendrimi i kryeministrit ndërlikojnë dhe tellojnë krizën në vend

12:43 - 09.06.19 Panajot BARKA
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit, kuptohet se përbën një kthesë të paparashikuar (edhe pse të paralajmeruar) dhe të paprecedent për zhvillimet politike në krizë të thellë në vend.




Më së shumti vendimi i presidentit u komentua si një akt që shpëtoi vendin nga skalioni i destabilizimit të vendit me datë të limituar, atë të 30 qershorit. Por, pati edhe komente se ai përbën një shkelje të kushtetutës dhe se Presidenti mbajti anën e opozitës që do të thotës se me këtë vendim Presidenti Meta mund të rrezikojë edhe postin e tij, (fakt i paralajmeruar po prej tij).

Në fakt vendimi i Presidentit për anullimin e zgjedhjeve vendore e komplikon krizën në vend dhe jo vetëm se në të u përfshi në menyrë shumjë aktive institucioni i Presidentit të Republikës. Nuk lidhet kjo as me faktin se ndodh për herë të parë dhe në kushtet kur nuk ka përcaktime të qarta ligjore dhe kushtetuese për marrjen e tij. Por se vendimi i Metës mund të përfshijë në krizën e thelë politike në vend edhe institucionin e Presidentit, gjë që, në aspektin politik dhe institucional, vendi do të vihet në një situatë më të rendë se më 1997. Parlamenti përjeton paralizë dhe vendimet e tij vihen lehtësisht në dyshim, gjykata kushtetuese nuk funksionon, qeveria është në pikëpyetje. (Mos harrojmë se më 1997 pikëmbështetja për të ringritur shtetin e shkatërruar u bë Presidenti i Republikës, personi ndaj të cilit ishte përmbledhur gjithë urrejtja popullore.) Deklarata dhe paralajemrimi i Ramës dje në Burel, se Meta e shkrojti fatin e tin dhe se nuk e ka vendin më në atë zyrë,  e vërteton më së miri këtë skenar.

Ajo që më siguri mund të thuhet është se Meta me këtë vendim spostoi totalisht në fushën e Kryeministrit topin e përgjegjësive për vijimin e krizës. Deklarata e tij e perseritur në harkun kohor të disa orëve se zgjedhjet do të zhvillohen normalisht më 30 qershor, nuk lidhet thjesht me vendosmerinë e tij si person (dhe kjo në këto momente ka rendësinë e vet), por se tani përgjegjësitë për vazhdimin, me sakt për thellimin e krizës, do t’i faturohen kryeminstrit. Aq me tëpër kur gjithnjë e më shumë rreth tij po shtohen akuzat dhe skandalet.

Ky zhvillim, denoncim skandalesh, do të fanatizojë dhe më shumë njerëzit e inkriminuar të cilët ose pasurimin e tyre e lidhin me pushtetin ose duan të mbrohen prej tij. Në këtë kuptim ata jo vetëm do të shtojnë presionin ndaj Ramës për të mos “u dorëzuar”, por do të gjejnë mundësi “të shkrihen” me masën popullore “socialiste”, masë tek e cila vetë Rama po përndez dhe më fanatizmin, me argumentin se duan t’u marrin pushtetin në menyrë poshteruese. Kjo do të thotë se kjo masë, pavarësisht rezervave të shumta ndaj Ramës, do të rreshtohen në krah të tij në mbrojtje “të pushtetit të tyre të rrezikuar” dhe me mjete poshtëruese, “nga ata”. Kjo do të thotë se Rama, qëndrimet politike të të cilit (personale por si kryemnistër) e kanë çuar atë shumë larg aq sa nuk lëjojnë kthimin e tij pas në tavolinën e dialogut dhe të konsensusit, që nga ky moment po kthehet në udhëheqës masash me arsyen e vetme mbrojtjen e pushtetit “nga ata” dhe me çdo mjet. Kushtet e opozitës ndaj tij për dorëheqjen pa kushte, e bën dhe më të konturuar këtë tablo.

Duke parë në këtë pasqyrë realitetin e opozitës mund të thuhet hapur se vendimi i Presidentit vetëm sa e shpetoi atë (për momentin) nga rruga e ballafaqimit ekstrem me qeverisjen dhe nga frika e dilemës për mundësinë e prishjës së zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat megjithatë, pa opozitën dhe me destruktivitetin e deklaruar prej saj, do të ishin të pavlefshme dhe me pasoja të renda në përspektivën e vendit.

Nga ana tjetër opozita e ka dhe më të rendë problemin e raportit të vet me pasuesit e  saj. Mijrat e tyre shkojnë në Tiranë pas premtimit të liderit të tyre se dita e protestës së radhës do të jetë dita e fundit për Ramën dhe se nëse ai nuk do të ik me hir ata do ta rrezojnë me dhunë. Ndërkohë që në ditën e çdo proteste ndodhte e kundërta. Vetë udhëheqja e opozitës u kërkonte protestuesve të kundërtën e premtimeve të mëparshme. Lulezim Basha nga ana tjetër në fund të çdo proteste nuk i shmanget dot nëvojës për të falënderuar protestuesit për ardhjen dhe qëndrësën e tyre në protestë, në atë frymë se sakrifica e tyre ndodh për pushtetin e tij. Kjo ka bërë që në radhët e opozitës të forcohen radhët e mosbindjes ndaj udhëheqjës së vet opozitës.

Lë të mos harrojmë se dhe në strukturën sociale të pasuesve të opozitës ka dy grupime të rendësishme. Janë të urriturit për pushtet që e shikojnë atë si mjet pasurimi dhe njerëzit që vuajnë për bukën e gojës, duan punë dhe shtet ligjor, apo janë  kundërshtarë të qeverisë për bindje politike. Kuptohet që unifikimi i kërkesave në kampin opozitar është me i thjeshtë.

Nga ana tjetër pas “fitorës” së parë “të arritur” me vendimin e Metës, opozita nuk tregon motivimin për lëvizjen e metejshme politike. Dihet se në politikë mungesa e hapit pasues të veprimit apo të përspektivës politike, aq më tëpër në momente krizash kaq të thella, është e barasvlefshme ose me paralizimin e aksionit opozitar, ose me orientimin e verbër të saj që do të thotë dhunë dhe përplasje.

Në planin opozitar flitet tani se Ramës i është ofruar çasti i zgjidhjes institucionale të krizës. Në fakt flitet  për  zgjidhje politike, dialog partiak dhe jo zgjidhje institucionale, pasi as rikthimi i opozitës reale në parlament është institucionalisht i mundur, për pasojë as reforma zgjedhore është e mundur dhe as pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje është e mundur. Dialogu politik me derivat një kompromis për zgjidhjen e krizës do të thotë vijimi i saj në forma të tjera më të thella dhe më afatgjata. Por as dialogu nuk është i mundur se opozita, më shumë se pozita, ka shkuar aq larg në kërkesat e saj ndaj qeverisë saqë çdo kthim prapa, vë në pikëpyetje serioze legjitimitetin e moralit të vet politik dhe besimin opozitar. Pra, nuk lejojnë kthimin e opozitës në tavolinë dialogu qoftë edhe formalisht. Kjo do të thotë se kriza është thelluar, është ndërlikuar dhe po kthehet në rrezik për shtetin dhe shoqërinë.

Faktori ndërkombëtar duket se nuk mirret seriozisht me krizën në vend. Ndodh kjo edhe kur konstatohet se po vihet në rrezik dhe ruajtja e stabilitetit në vend. Dhe ky “intiferentizëm” nuk lidhet aq me faktin se tek faktori ndërkombëtar nuk ka një qëndrim të unifikuar, as me faktin se zhvillimet postelektorale në BE, nuk lëjojnë kohën e mjaftueshme dhe aktivizimin e instrumentave të duhuara. Por me shumë me faktin se ata kuptojnë se ato që opozita thotë për qeverinë janë të drejta dhe e kundërta. Pra bëhet fjalë për një ekuacion me zgjidhje shumë të vështira dhe gati pa asnjë përvojë fikse, pavarësisht se mbi këtë bazë po mbarset konflikti si përshkallëzim në terren të krizës politike në vend, duke lenë pas instrumentat paqësore politike.

09.06.2019

Panajot Barka


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.