SPORT

Anglia mposht Zvicrën dhe fiton medaljen e bronztë

10:14 - 10.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zvicra dhe Anglia kanë luajtur 120 minuta dhe më pas ekipi i vendit të tretë në Ligën e Kombeve është vendosur nga penalltitë. Pesë gjuajtjet e para u kthyen në gol nga të dyja skuadrat. Për Zvicrën shënuan Zuber, Xhaka, Akanxhi, Mbabu dhe Sharr. Për Anglinë shënuan Meguajër, Barkli, Sanço, Sterling dhe Pikford. Drmiç gaboi te penalltia e 6-të për Zvicrën, kurse për Anglinë realizoi Dajër.




Vendi i tretë i takon Anglisë. Ishte një ndeshje pa shumë emocione. Anglia realizoi afër fundit të ndeshjes me Uillson, i cili sapo ishte futur në lojë, por goli u konsiderua i parregullt, pas konsultimit me VAR-in. Xherdan Shaqiri la fushën e lojës në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi. Në gjysmëfinalen e luajtur pak ditë më parë, Zvicra u eliminua nga Portugalia, ndërkohë që Anglinë e “tradhtoi” mbrojtja në ndeshjen ndaj Holandës, duke u mundur me rezultatin 3-1, megjithatë sot kanë mundësinë të lënë pas atë moment negativ të dyja ekipet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.