SHËNDET

Çenkuela Hasa: 7 mënyra për të marrë rezultate maksimale nga palestra

20:00 - 10.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Marrja e vendimit për të filluar palestrën shoqërohet me pritshmëritë tona për të pasur rezultate sa më shpejt. Por jo gjithmonë ne marrim rezultate ashtu si mund të kishim menduar. Kjo është edhe një nga arsyet që shumë persona e ndërpresin aktivitetin fizik, pasi nuk kanë më motivim për të vazhduar. Blogerja healthy-lifestyle, Çenkuela Hasa, sjell për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare” disa këshilla shumë praktike në momentin që shkoni për herë të parë në palestër.




1. Mos qëndroni indiferent
Palestrat janë vende që frekuentohen nga shumë njerëz dhe instruktori nuk mund të ketë gjithmonë mundësi t’ju ndjekë në gjithë procesin e stërvitjes. Bëni pyetje, mos qëndroni indiferentë. Fakti që instruktori nuk po ju kushton vëmendje, nuk do të thotë se po ju neglizhon ju personalisht.

2. Përcaktoni mënyrën e stërvitjes
Arsyeja kryesore që ne nuk marrim rezultate është mënyra e gabuar e stërvitjes. Nga padija ne stërvitemi ashtu si na ofrohet, pa menduar nëse ajo është mënyra duhur. E keni pyetur ndonjëherë veten për çfarë po stërviteni? Po stërviteni për të humbur peshë, për t’u tonifikuar, për të shtuar masë muskulore, apo thjesht për qenë të shëndetshëm? Vetëm pasi t’i jeni përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të zgjidhni mënyrën e duhur të stërvitjes duke u konsultuar me instruktorin. Duhet të kuptoni që një njeri me fizik të imët dhe të dobët nuk mund të ushtrohet njëlloj me një njeri që ka si objektiv shtimin e masës muskulore ose humbjen e kilogramëve.

images-1 Palestre-Italiane-Padova_28-770x433 cenkuela hasa
<
>

3. Ushqehuni mirë
Çfarë shikoni në pasqyrë është 80% reflektim i asaj që ne hamë dhe 20% bazohet tek aktiviteti fizik, prandaj kushtojini rëndësi ushqimit. Nuk mundet të merrni rezultate nga palestra nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, sado të jeni duke u lodhur dhe stërvitur.

4. Ushtroni të gjitha pjesët e trupit
Bëni një program stërvitor duke u konsultuar me instruktorin dhe qëndroni besnikë në rutinën tuaj stërvitore. Nëse ndërron mënyrën e stërvitjes sa herë shkon në palestër dhe ushtrohesh pa plan, rezultatet janë akoma larg. Një tjetër gjë shumë e rëndësishme që do doja t’ju thosha është se duhet të ushtroni çdo pjesë të trupit. Aktiviteti fizik duhet koordinuar, nuk mund të filloni palestrën me mendimin për të stërvitur vetëm këmbët apo për të krijuar vetëm fundshpinë. Nëse e nisni me këtë mendim, shumë shpejt edhe do e braktisni palestrën. Unë personalisht i kam ditët e ndara. Të hënën ushtroj këmbët, të martën krahët, një ditë e kam kardio dhe një ditë e kam ditë force, ku punoj më shumë se herët e tjera.

5. Vështirëso shkallën e stërvitjes
Ndodh që të keni marrë rezultate në fillim kur keni filluar palestrën dhe më pas trupi nuk ka ndryshuar më. Në këtë rast për të marrë më shumë rezultate duhet të vështirësoni ushtrimet, të shtoni akoma më shumë pesha. Me kalimin e kohës shkalla e vështirësisë së ushtrimeve duhet të vijë duke u rritur në mënyrë graduale. Që të keni progres duhet të bëni progres në ushtrime.

6. Mos u frikësoni nga peshat
Vajzat janë ato që i trembin më shumë ushtrimet me pesha. Jo se mendojnë se nuk munden t’i realizojnë, por mendojnë se nëse ushtrohen me pesha, do të u krijohen muskuj të ekzagjeruar dhe një fizik mashkullor. Kjo nuk është e vërtetë aspak. Prandaj stërvituni me pesha sa më shumë. Ushtrimet e forcës janë ato që japin rezultate të pabesueshme. Të gjitha vajzat me trupa me forma të theksuara dhe muskuj stërviten me pesha.

7. Mos u dorëzoni
Mos u dorëzoni! Rezultatet duan kohën e tyre. Vazhdoni stërvituni sistematikisht dhe prisni të shijoni suksesin, i cili më besoni, vjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.