Sport

Igli Tare e ndan mendjen, qëndron te Lacio

13:12 - 10.06.19 Gazeta Shqiptare

Igli Tare ishte një nga emrat që më së shumti qarkullonte te drejtuesit e Milanit për të nisur një epokë të re në klub. Shqiptari shihej si zëvendësuesi perfekt i të larguarit Leonardo, teksa Tare vlerësohej për goditjet efikase në merkato, të cilat më pas kthehen në një plus financiar të madh për klubin. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së Maldinit, Igli Tare duket se ka vendosur të qëndrojë te Lacio dhe të zgjasë bashkëpunimin me presidentin Lotito. Presidenti i kryeqytetasve i ka ofruar Tares një kontratë deri në vitin 2023, e cila është pranuar nga 45-vjeçari. Në këtë formë, Tare ka vendosur të vazhdojë me projektet e tij me bardhekaltrit, teksa së bashku me trajnerin Inzagi do të mendojnë të ndërtojnë skuadrën e sezonit të ardhshëm. Nga ana tjetër, Milanit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të nisë sërish nga puna për të gjetur drejtorin e duhur sportiv.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *