AKTUALITET

Kopjojnë me celularë, maturantët nuk do të kenë valë

12:24 - 10.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bllokohen valët në mënyrë që kopjimi i nxënësve në provim të jetë i pamundur. Kjo masë është marrë në Kosovë për të garantuar një proces sa më të drejtë të zhvillimit të provimeve.




Maturantët e Kosovës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës nga data 12 deri më 15 qershor në lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet nga data 19 deri më 22 qershor në matematikë dhe në lëndën me zgjedhje.

Masa ndëshkimi parashikohen për maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar, ndërkohë që zhurmues  të valëve të telefonit do të vendosen në të gjitha qendrat e testimit.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një administrim të mirë të testimit.

Ai tha se në qendrat e testimit do të vendosen zhurmues të valëve, në mënyrë që të parandalohet që testi të shpërndahet në rrjetet sociale.

“Jemi në procedurë e sipër që të sigurojmë që valët e telefonit ose zhurmuesit e valëve të vendosen në secilën qendër të testimit. Por, edhe një që duke u konsultuar me zyrën ligjore besoj që shumë shpejt do të vendosim që arsimtarët të cilët janë pjesëmarrës në administrimin e testit do të kenë mundësi të humbin licencën, që lëshohet nga MASHT për shkak të keqpërdorimeve  nëse ata zihen”, tha Hysenaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.