OPINION

Kostoja e gënjeshtrave të Ramës…

07:50 - 10.06.19 Prof. dr. Kastriot Islami
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në gjyqin për katastrofën e Çernobilit e vitit 1986, shkencëtari Valery Legasov, i ftuar si dëshmitar deklaron para gjykatës vetë vërtetën, duke treguar me guxim përgjegjësit e katastrofës më të madhe në botë, për sa u përket centraleve bërthamore. Ndër të tjera, shkencëtari rus, Legasov, deklaron se: “…Se kur e vërteta zemërohet, ne gënjejmë e gënjejmë duke menduar se e vërteta nuk është aty, ndërkohë që ajo qëndron aty pa lëvizur… Çdo gënjeshtër që themi, sjell një borxh ndaj së vërtetës… dhe herët a vonë, ky borxh do të paguhet… dhe sa më vonë, aq më shtrenjtë…”.




***
Ky është rasti i Edi Ramës, i hajdutit të lidhur me kriminelët, që prej 20 vjetësh vjedh, gënjen, mashtron, “vret” të vërtetën dhe të gjithë ata që thonë të vërtetën. Dhe nuk ka asnjë çudi që e gjithë kjo katrahurë e këtij gënjeshtari të paskrupullt të çojë në shpërthimin e skandaleve të korrupsionit, trafiqeve të drogave, të kultivimit të kanabisit, të vjedhjes së votave në bashkëpunim me mafien dhe bandat kriminale e tjerë e tjerë, zullume e marrëzi që po “përmbysin” të gjithë kontinentin, pasi kanë mbytur Shqipërinë dhe iu kanë “vrarë” të ardhmen të gjithë shqiptarëve… duke i detyruar të largohen/evakuohen për shkak të katastrofës së krijuar nga zullumet e marrëzitë e qeverisjes së tij, që ndoshta janë të të njëjtave përmasa me ato të Çernobilit…
Natyrisht, ky është një borxh i madh ndaj së vërtetës, që shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë dhe do të duhet mesa duket të vazhdojnë ta paguajnë me kosto shumë të lartë, deri ndoshta në ndërprerjen e lëvizjes së tyre të lirë në Europë… Por që duket se është edhe një borxh që do të duhet, herët a vonë, ta paguajnë edhe ata që kanë heshtur para bëmave të Edi Ramës, apo akoma më keq, që mund ta kenë ndihmuar atë në mënyrë direkte apo indirekte që ai të vazhdojë të “vrasë” të vërtetën dhe/ose bartësit e së vërtetës…

***
Dhe në fund të filmit, shkencëtari Legasov e përfundon fjalën e tij në gjyq duke thënë: “…Të jesh shkencëtar do të thotë të jesh naiv… Sepse ne shkencëtarët jemi aq të përqendruar në kërkimin e së vërtetës sa nuk e kuptojmë se sa pak veta duan që ne ta gjejmë atë… Por ajo është gjithnjë aty, e shohim apo nuk e shohim ne atë… Nëse zgjedhim apo jo ta shohim atë… E vërteta nuk do t’ia dijë për nevojat apo dëshirat tona… Nuk do t’ia dijë për qeveritë tona, për ideologjitë tona, për fetë tona… E vërteta pret aty gjatë të gjithë jetës… Kjo është një nga dhuratat e hidhura të Çernobilit…”.
Dhe e mbyll me pyetjen: “Ndonjëherë kisha frikë për koston e së vërtetës, kurse tani pyes se cila është kostoja e gënjeshtrave…”?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.