AKTUALITET

Për Jahjagën, Sali Berisha është ende kryeministër

17:20 - 10.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga doli sot në një konferencë për mediat, ku dha detajet e organizimit të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë.




Gjatë mandatit të saj si presidente e Kosovës, Jahjaga është komentuar shpesh nga mediat për “gafat” që ka bërë gjatë daljeve të saj publike.

Atifete Jahjaga është pyetur nga gazetarët nëse në mesin e të ftuarve është edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Jahjaga konfirmoi se edhe Berisha është i ftuar në këtë organizim, por duke ju referuar si kryeministër liderit demokrat.

“Për të gjithë vendet e rajonit, domethënë duke përfshirë kryeministrin Berisha janë në kuadër të kësaj (këtyre) listave të ftesave”, u shpreh Jahjaga.

 Kujtojmë se përveç kritikave për artikulimin e Jahjagës në gjuhën shqipe, ish- presidentja është vlerësuar pozitivisht gjatë paraqitjeve të saj kur fliste në gjuhën angleze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.