KULTURË

Ekspozitë për Lidhjen e Prizrenit

17:20 - 11.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka çelur dje ekspozitën “Lidhja e Prizrenit 1878-2019 mes dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror”.
Më 10 qershor 1878 u mbajt në Prizren, Lidhja e Prizrenit, e cila ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike, ushtarake. Shqiptarët thirrën një Kuvend mbarëkombëtar, ku do të merreshin vendime shumë me rëndësi për vendin. Pas firmosjes së marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale dhe në pritje të Kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman. Kuvendi priti delegatët pa dallim feje, ata do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Lidhja e Prizrenit, zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve shkoi në 110, ku mes tyre ishin Ahmet Koronica, Abdullah Pashë Dreni, Shaban Prizreni, Zija Prishtina, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri, e shumë të tjerë, duke zgjedhur si kryetar anëtarin më të vjetër i cili kishte dhe fuqi të madhe morale, Iljaz Pashë Dibrën.
Në mbledhjen e datës 10 qershor 1878 u mbajtën fjalime nga delegatë të ndryshëm, një prej të cilëve dhe Abdyl Frashëri ku ndër të tjera tha: “Ne Shqiptarët rrjedhim nga Pellazgët e jemi populli ma i vjetër këtu në Ballkan kurse sllavët erdhën vonë e duke qenë në shumicë të madhe na shtynë në Jug-Perëndim të Ballkanit në ktë rrype të ngushtë ku ndodhemi sot. Nuk qe mjaft grabitja që na banë athere po kërkojnë sot me na shkitë edhe tokë të tjera. Kta na kërkojnë Plavë e Guci e Grekët nji copë të Vilajetit të Janinës e cila asht pjesë e pa-ndame e Atdheut tonë të dashun.




“Qëllimi i ksaj mbledhjeje sot asht me u-a pre hovin ktyne anmiqve të pa-shpirtë, duke lidhë besën shqiptare e duke u-betue me i mbrojtë me gjak trojet që na kanë lanë gjyshët dhe katragjyshët t’onë”.

Motoja e kësaj mbledhjeje ishte: “Të luftojmë deri sa të derdhim pikën e fundit të gjakut. Para interesit t’atdheut të ç’duken interesat private”. Delegatët para së gjithave shihnin të rëndësishëm sigurimin e qetësisë dhe të zhdukjes së gjakmarrjes dhe nëse jo përgjithnjë, të paktën deri sa të rregullohej situata e Shqipërisë. Lidhja e Prizrenit vepronte njësoj si një qeveri kombëtare, duke sunduar dhe rregulluar krahinat e qytetet e Shqipërisë për sa i përket administratës, gjithashtu mblidhte luftëtarë edhe taksa. Dy vendimet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane. Në këto vendime i bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj, të shoqëruara më dhjetëra firma nga delegatët pjesëmarrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.