Kosova

Fëmijë të dy kohëve/ Para 20 vitesh e pritën Clinton si refugjatë, sot si ushtarë

13:34 - 11.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan Bill Clinton vizitoi për herë të parë Kosovën në vitin 1999. Clinton ktheu në shtëpitë e tyre shqiptarët e dhunuar nga Serbia.




“Ju kërkuat ndihmën tonë dhe ne u futëm në Kosovë. Ne ushtruam fuqinë ushtarakë për të mposhtuar agresioin e Millosheviç. Ne e fituam luftën, por dëgjoni vetëm ju mund ta fitoni paqen”, shprehej Clinton para 20 vitesh, teksa fliste para shqiptarëve të Kosovës.

Mes duartrokitjesh e zërash që shqiptonin emrin e tij, Clintoni u përlot atëherë kur një fëmijë e përfaqoi në emër të gjithë vogëlushëve të Kosovës.

“Na premtuant se do të na kthenit në shtëpi të sigurtë, ju e mbajtët fjalën. Ne nuk do ta harrojmë kurrë që ju na prutë në shtëpi. Ju jeni një mik i madh i popullit dhe ne ju duam shumë. Kam nderin që në emër të fëmijëve të Kosovës ta prezantoj presidentin e Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton”, shprehej një nga vogëlushët asokohe.

Clinton solli shpresën në Kosovë. Ata fëmjë tashmë janë rritur, nuk janë më refugjatë. Sot pas 20 vitesh, kur Clinton vizitoi sërish Kosovën, vogëlushët e atëhershëm janë në paqe. Disa prej tyre e pritën me nderime në aeroport, jo më si refugjatë, por si ushtarë të një vendi të pavarur.

Fëmijët e Kosovës duke e pritur Clintonin si refugjatë

Pas 20 vitesh bijtë e Kosovës duke e pritur si ushtarë

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton ka botuar librin “Jeta Ime”, ku rrëfen kujtimet e tij. Në këtë libër ai flet edhe mbi luften në Kosovë. Clinton ndau me publikun atmosferën, prapaskenat dhe hapat diplomatike, politike dhe ushtarake që çuan në fillimin e bombardimeve mbi ish-Jugosllavinë, më 24 mars 1999.

Ja si e përshkruan 24 marsin:

Në datën 24 (mars 1999) une iu drejtova popullit amerikan për t’i treguar se çfarë isha duke bërë dhe arsyet pse po ndërmerrja nje akt të tillë. U shpjegova atyre se Millosheviçi u kishte zhvatur kosovarëve autonominë, duke u mohuar të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre, dhe për t’u vetëqeverisur. Une iu përshkrova atyre masakrat serbe: vrasjen e civilëve, djegien e fshatrave, dëbimin e njerëzve nga shtëpitë e tyre, 60 mijë vetëm në pesë javët e fundit dhe gjithsej një çerek milioni.

Atë natë filluan sulmet ajrore. Ato do të zgjasnin për 11 javë, ndërkohë që Millosheviçi vazhdonte të vriste shqiptarët e Kosovës dhe të dëbonte rreth nje milion shqiptarë prej shtëpive të tyre. Bombat do të shkaktonin dëme të mëdha mbi infrastrukturën ushtarake dhe ekonomike të Serbisë. Fatkeqësisht në disa raste ato do t’u shmangeshin koordinatave të përcaktuara dhe do të merrnin jetën e njerëzve që ne po përpiqeshim të mbronim. Disa njerez arsyetonin se qëndrimi ynë do të kishte qenë më i justifikuar nëse do të kishim dërguar edhe trupa ushtarake nga toka.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.