Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të presidentit Ilir Meta.
Në një postim në Twitter, Spiropali shkruan se Shqipëria ka një president “jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin”.
“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thote Presidenti i Shqiperisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin”, ka shkruar Elisa Spiropali.
Shfaq Komentet (0)