BLUETOOTH

Krejsi Metani: Në Shqipëri nuk ia vlen të bësh modeling, rivalitetin s’e kam ndjerë kurrë

19:00 - 11.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Ajo është një nga modelet më të dashura për publikun. Krejsi Metani vjen në një rrëfim për “Gazeta shqiptare”, për të na zbuluar pse është tërhequr nga bota e modelingut, rivalitetet mes modeleve dhe detaje nga jeta private, që nuk i ka bërë më parë publike. Bukuroshja thotë se në Shqipëri nuk ia vlen të bësh modeling e megjithatë, pranon se me vajzat që po bëjnë namin si modele jashtë, ka raporte të mira. Më tej, Metani na tregon për cilësitë e mashkullit ideal duke pranuar se është në një lidhje. Një shpirt i bukur si i Krejsit, natyrisht që komplimentohet sa herë që njerëzit e pikasin e jo vetëm kur është në lëvizje, por edhe në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë ka ecur përpara me besimin në Zot duke u bërë kështu një vajzë, që priret të bëjë vepra të mira. Tanimë kur vera ka ardhur zyrtarisht, bukuroshja bëhet gati për pushime. Në çantën e saj nuk mungojnë kurrë parfumet, duke qenë se Metani është e fiksuar pas tyre.




Ka shumë kohë që nuk të shohim në pasarela. Pse ke hequr dorë nga modelingu?
Kam shumë kohë realisht, sepse mendoj se këtu në Shqipëri nuk ia vlen të bësh modeling.

Çfarë do të rikthente përsëri në të?
Për momentin nuk do më rikthente asgjë, sepse kam impenjime të tjera.

62154385_429942657842248_7334357441963884544_n 62426364_333483434218200_2454345343173656576_n 62469207_418520272324884_1747259826351636480_n 63190714_854430434919557_983045454876901376_n
<
>

Ç’mendim ke për modelet shqiptare që po bëjnë namin jashtë? Si i ke raportet me to?
Për modelet shqiptare që po bëjnë namin jashtë më bëhet qejfi. Krenohemi që të gjithë me to.
Sa rivalitet ka në modeling? Si i ke përjetuar atë?
Marrëdhëniet me disa prej tyre i kam shumë të mira, me disa jo (qesh). Rivalitet ka vërtetë shumë, por s’i kam përjetuar keq, sepse i kam marrë me sportivitet dhe i kam hapur rrugë gjithnjë.

Nuk dimë asgjë për jetën tënde private. Ka ndonjë djalë në jetën e Krejsit?
Në jetën time është dikush dhe shpresoj të jetë përgjithnjë. Asnjëherë s’më ka pëlqyer të flas për jetën private dhe më shumë kjo më ka bërë që të mos më pjesë e modelingut apo e televizionit.

Cilësitë e mashkullit ideal sipas teje?
Cilësitë e një mashkulli ideal për mua janë këto: dikush që i përkushtohet vetëm femrës së tij dhe jo të tjerave (qesh). Përtej shakave, mashkulli ideal duhet të jetë me këmbë në tokë sa i përket asaj që ka në krahë të tij, të sillet mirë me të dhe të dijë ta bëjë të lumtur edhe kur është e mërzitur, pasi femra në vetvete është e brishtë.

Si reagon kur të thonë: “Ah sa e bukur qenke!”?
Kur më thonë: “Ahh sa e bukur qenke!” reagoj shumë mirë. Kush nuk i do komplimentet, të gjithëve u bëhet qejfi mendoj.

Gjëja më e çmendur që ka bërë dikush për ty?
Gjëja më e çmendur që ka bërë dikush për mua është që shoqja ime e ngushtë bën gjithnjë gjërat që ka fobi vetëm se unë i them ‘bëje, bëje, bëje’ (qesh). Mbaj mend që është hedhur nga një lartësi me parashutë dhe më thoshte “Krejsi çfarë më bërë do vdes”.

Ku do “arratiset” Krejsi për pushime?
Për pushime s’e di, pasi nuk bëj plane. Asnjëherë s’kam bërë plane, më pëlqen spontaniteti.
Çfarë nuk mungon kurrë në çantën tënde të udhëtimit?
Në çantën time nuk mungojnë kurrë parfumet e shumta, pasi i adhuroj, jam e sëmurë pas parfumeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.