SPORT

Kryeson Karlos Slim, sheiku Kalefi vetëm i dhjeti

10:08 - 11.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është koha e futbollit të sheikëve. Vërtet paraja nuk është gjithçka në futboll, por është shumë, shumë e rëndësishme në kohët e sotme, sepse më të mirët kushtojnë. Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar së fundi 10 pronarët e klubeve të futbollit me pasurinë më të madhe. Kush është skuadra më e pasur në botë? Nuk mund ta imagjinoni! Ajo është pjesë e Segunda Division në Spanjë. Bëhet fjalë për Real Oviedo, që në vitin 2012 u ble nga Karlos Slim Helu, manjati meksikan që është edhe njeriu i 5-të më i pasur në botë. Pasuria e tij kap shifrën e 59.2 miliardë dollarëve. Pas tij vjen pronari i Ren, Fransua Pinolt. Dy klube italiane në këtë klasifikim, Juventusi i Andrea Anjelit që mban vendin e 5-të dhe Interi i Zhang Jindong që mban vendin e 9-të.




10 pronarët më të pasur të klubeve

1-Karlos Slim (Real Oviedo) – 59.2 miliardë dollarë.
2-Fransua Pinolt (Renes) – 31.7 miliardë dollarë.
3-Mansur bin Zaid Al Nahian (Mançester Siti) – 23 miliardë dollarë.
4-Dietrish Mateshic (Red Bull) – 18.9 miliardë dollarë.
5-Andrea Anjeli (Juventus) – 15.9 miliardë dollarë.
6-Roman Abramoviç (Çelsi) – 12.4 miliardë dollarë.
7-Filip Anshuc (Los Anxheles Galaksi) – 11 miliardë dollarë.
8-Stanli Kroenke (Arsenal) – 8.8 miliardë dollarë.
9-Zhang Jindong (Inter) – 6.8 miliardë dollarë.
9-Dmitri Rubolovlev (Monako) – 6.8 miliardë dollarë.
10-Naser Al-Kalefi (PSG) – 6.2 miliardë dollarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.