AKTUALITET

Video/ Meta: Me 30 qershor s’ka zgjedhje, ja kur zhvillohen

16:23 - 11.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një konferencë për mediat, presidenti Ilir Meta sqaroi se dekreti i tij për anulimin e zgjedhjeve nuk përbën asnjë shkelje kushtetuese.




Ai u shpreh se ishte i detyruar të shfuqizonte dekretin për datën e zgjedhjeve, pasi kishte informacione për një konflikt që mund të ndodhte.

Kreu i lartë i shtetit tha se zgjdhjet nuk do të mbahen me 30 qershor, por do të zhvillohen në një datë të mëvonshme.

“Zgjedhjet do të zhvillohen në një datë të mëvonshme në një afat të arsyeshëm në respekt dhe në frymën e Kushtetutës. Ndërkohë që Presidenti u bën thirrje palëve që ta lexojnë Kushtetutën, të thellohen dhe të shfrytëzojnë hapësirën për të gjetur zgjidhjen për krizën përfshirë datën e re. Presidenti garanton popullin se është në detyrë dhe gati të marrë vendime të rëndësishme në përputhje me kompetencat për t’i shërbyer interesit kombëtar. Bëj thirrje për dialog, pasi do të ndihmonte në çeljen e negociatave“, tha Meta


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.