OPINION

Një pyetje për të mençurit, që të përgjigjen budallenjtë

07:26 - 11.06.19 Luan Rama
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Siç pritej, dekreti i Presidentit të Republikës për shfuqizimin e sekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë shërbeu për ta ndezur më shumë debatin politik, publik e mediatik, duke i shtuar edhe elementë të debatit profesional e kushtetues.




Natyrisht, kjo nuk përbën as ndonjë çudi dhe as herezi.

Përkundrazi, debati në një shoqëri të hapur është shenjë që dëshmon pjekurinë dhe maturitetin e vetë shoqërisë.

Mirëpo, ajo që nuk pritej dhe që nuk ka lidhje as me debatin, as me Kushtetutën, as me ligjin dhe as me etikën e shfaqjes në publik është rendja mjerisht poshtëruese e një lukunie shërbëtorësh, në një garë absurde se kush të shfaqet më budallai ndër të gjithë!

Ekstazë budallenjsh gjithkund; në Kuvend, në qeveri, në KQZ, në ekrane e portale mediatikë!

Kuvendi i Shqipërisë mund të miratojë një ligj për të shfuqizuar një ligj të mëparshëm, Këshilli i Ministrave mund të miratojë një vendim (VKM) për të anuluar një VKM të mëparshëm, kryeministri mund të miratojë një akt normativ, me atë të të cilit shfuqizon një akt të mëparshëm, edhe ministri mund të nxjerrë një urdhër që shfuqizon urdhrin e mëparshëm, po Presidenti i Republikës pse nuk paska të drejtë që me një dekret të shfuqizojë një dekret të mëparshëm?

E meqë po flasim për dekretin, për të gjithë ata që janë përfshirë në kakofoninë e radhës për të fshehur lajthitjen e tyre, nuk ka çdekretim, por kemi një dekret që shfuqizon një dekret të mëparshëm, një praktikë kushtetuese e Presidentit të Republikës.

Mirëpo, kujt t’ia thuash? “Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët, të cilët ata i adhurojnë!”, – ka thënë Volteri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.