Kosova

“Për lirinë tonë”, ish-presidenti Clinton mbërrin në Kosovë

12:23 - 11.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti i SHBA-ve dhe miku i madh i Kosovës, Bill Clinton ka arritur tashmë në Kosovë.




Clinton ka mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ai është pritur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ish-presidenti Clinton pritet të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Clinton viziton Kosovën me rastin e 20 vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO’s në vend, teksa pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.