AKTUALITET

Foto & Video/ Nuk i mbijeton plumbit, vdes kreu i njësisë adminstrative në Vlorë

15:10 - 11.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën këtë të martë. Pas plagosjes me armë zjarri, ka ndërruar jetë në spital kreu i njësisë adminsitrative të Kotës, Ardit Gjika. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Mavrovë në momentin kur po punohej për shtrimin e rrugës.




Mësohet se banorët u konfliktuan me njërin prej punonjësve të rrugës dhe njëri nga banorët qëlloi me armë drejt punëtorëve. Për pasojë kreu i njësisë adminitrative mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital. Disa minuta pasi u dërgua për të marrë kujdesin mjekësor, u raportua se humbi jetën.

Sequence 01.00_00_32_09.Still007 Sequence 01.00_00_29_13.Still006 Sequence 01.00_00_28_21.Still008
<
>

Edhe kreu i mëparshëm i kësaj njësie administrative, ka pasur të njëjtin fat me Ardit Gjikën. Mësohet se para një viti është vrarë paraardhësi i tij në këtë njësi administrative.

Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë.

Viktima dhe autori po pinin kafe bashkë. Pasi kanë biseduar përreth 30 minuta, autori është larguar dhe është rikthyer me një  çifte duke qëlluar ndaj 64-vjeçarit dhe e lënë të vdekur në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.