POLITIKË

28-vjetori, Taulant Balla: PS-ja, forca politike më e besueshme

11:17 - 12.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar anëtarët për 28-vjetorin e themelimit të saj. Me një shënim në “Facebook”, Taulant Balla shprehet se forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator në vend.Sipas Taulant Ballës, misioni historik i PS-së ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit.




Mesazhi i Ballës për 28-vjetorin e PS-së:

“12 Qershor Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.

Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.

Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar. Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!”-shkruan Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.