Intervista

Bashkim Kaba: Njerëzit që kanë ndikuar në karrierën time, mund t’i rikthehem aktrimit

18:30 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Shumë shqiptarë janë larguar prej kohësh nga vendi për një jetë më të mirë dhe kanë arritur që në vendet e huaja të kenë suksesin e tyre në një fushë të artit apo diku tjetër. Agim Kaba është aktori i njohur me origjinë shqiptare, i cili njihet për rolet e tij të njohura në ShBA si roli që e bëri të famshëm në gjithë botën, ai i Aaron Snyder. Në një rrëfim të veçantë për ‘Vip Pages’ të ‘Gazeta Shqiptare’ ai tregon gjithë mbresat, historinë e jetës së tij të vështirë dhe se si ka arritur të fitojë me shumë mund atë që ai ka më tepër pasion, aktrimin. Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme:




Jeni rritur në Portland të Oregonit dhe keni ndjekur rrugën e aktrimit. Si nisi gjithçka?
Në fakt, unë jam lindur në zonën më të ulët të New Yorkut dhe jam rritur midis New Yorkut dhe Floridas. Interesi im për kinemanë nisi në universitetin e St. Johns kur po diplomohesha për arte të bukura. Karriera ime e hershme ishte e pasuksesshme. Gjithsesi, puna ime nisi të lulëzonte më vonë.

Kur e kuptuat për herë të parë që donit të bëheshit aktor?
Kur isha në vit të dytë të kolegjit. Aty e kuptova.

Ju njiheni për një ndër rolet më të famshëm tuajit, atë të Aaron Snyder. Cili ka qenë roli më i bukur që keni shijuar dhe gjetur veten?
Historia e Aaronit me Alison më preku. Ai zbulon se e dashura e tij është shtatzënë dhe bën çmos për t’u kujdesur për të, derisa kur zbulon se nuk ishte fëmija i tij dhe ajo e dinte gjatë gjithë kohës. Kjo thyerje zemre do ta ndryshonte Aaron përgjithmonë.

Cili bashkëpunim ju ka lënë më tepër mbresa?
Unë kam bashkëpunuar me shumë njerëz të talentuar në karrierën time, por dy prej tyre kanë dhënë impaktin më të madh tek unë: Dennis Hopper dhe Gary Sinise.
Përveçse aktor, në biografinë tuaj thuhet se keni patur një pjesë të jetës suaj eksperiencë dhe me futbollin për pesë vjet radhazi. Pse nuk e vazhduat atë ëndërr?
Unë isha një futbollist gjithë jetën time. Kam luajtur për shtetin tim dhe arrita të fitoja ‘United States National Pool’ kur isha 16. Por s’më morën në telefon kështu që shkova më vonë në universitetin St. Johns të luaja Division 1 NCAA, por një incident më bëri të rrija në vijën anash të fushës.

Ju jeni, gjithashtu, dhe producent filmash. Cili është projekti që jeni vlerësuar më tepër?
Jam krenar për filmat që kam prodhuar. Ata përfshijnë kohë, durim dhe sidomos shumë durim.
Me çfarë po merreni tani duke qenë se nuk ju kemi parë më prej kohësh pjesë të ekranit?
Fillova të kaloj më shumë kohë në Los Angeles në dekadën e fundit. Kështu para disa vitesh vendosa të transferohesha në bregun perëndimor me familjen time. Kisha dy fëmijë të mrekullueshëm dhe nuk e ktheva më kokën pas. Nuk kam qenë më i përfshirë me punën time të artit dhe vajrat që nga ajo kohë. Unë jam, gjithashtu, edhe një broker për pasuri të patundshme. Jeta është shumë e zënë.

Si është historia e familjes suaj. Kur vendosën të emigronin në ShBA dhe pse?
Familja ime migroi në vitet ’60. Nuk e di saktësisht pse. Mbase për një jetë më të mirë, si të gjithë.

A keni menduar ju të ktheheni ndonjëherë në Shqipëri? E keni vizituar ndonjëherë atë?
Të rikthehem e të jetoj në Shqipëri, mbase. Do të jem aty, me shpresë verën tjetër.

Cili ka qenë projekti më i mirë që keni patur me ndonjë producent të famshëm botëror apo aktor të njohur?
Projekti më i mirë që kam punuar ka qenë “The Last Film Festival”, ishte një kohë e kaluar mirë dhe kisha kënaqësinë të punoja me Dennis Hopper.

Sa e vështirë është në botë të keni sukses në fushën e aktrimit? Keni ndërmend të riktheheni me ndonjë projekt?
E vështirë. Si çdo gjë, nëse përqendron mendjen në të dhe mundohesh pa pushim, do të ndodhë. Mendimi pozitiv në mendjes është diçka e nevojshme për të patur sukses. Gjëja fantastike e aktrimit është se unë mund t’i rikthehem në çdo kohë, ndryshe nga sporti, ku koha dhe rinia janë parësore. Mbase së shpejti do të rikthehem.

Cilat nga traditat shqiptare ju kanë trashëguar prindërit që do donit t’ja mësonit dhe fëmijeve tuaj?
Mikpritja jonë është ajo që na bënë ne shqiptarë. Unë jam rritur me një familje dhe me kushurinj gjithandej. Kjo është e rëndësishme për mua dhe po mundohem t’i jap zemër. Gjuha jonë është folur në shtëpi dhe në familjen tonë dhe historia jonë do të trashëgohet së shpejti tek fëmijët e mi.

Cila ka qenë periudha më e errët e juaja dhe si keni arritur të dilni prej saj?
Ne të gjithë kemi periudha të errëta në jetën tonë. Do të doja t’i quaja teste këto periudha, në disa prej të cilave unë kam dështuar. Të bëjnë të jesh më afër me jetën.

Se fundmi para se t’ju falënderoj për intervistën, doja t’ju pyesja: Cila është muza apo shprehja që ju ka ndihmuar të ecni në jetën tuaj që ia përsërisni shpesh vetes?
Shprehja që e përsëris shpesh është: Gjithmonë beso në vetvete!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.