Show-Bizz

Ceka mallkon shqiptarët që do votojnë, befason artistja

14:18 - 12.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokë të mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shpërdorin në 30 qershor, i zëntë bukën e kalamajve!




Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, edhe halle dhe i kam lënë të gjitha për të dhënë votën, ai qe shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”. 

Kjo ishte deklarata që Neritan Ceka bëri para pak ditësh në një studio televizive. Kjo deklaratë është komentuar nga shumë qytetarë në rrjetet sociale, e ndërsa në sy bie edhe reagimi i artistes Hueyda El Saied.

Hueyda thotë që edhe pse jeton jashtë Shqipërisë ka dëshirë që të votojë në këto zgjedhje, pasi është e lirë të zgjedhë.

“Miqte e mi, nuk me pelqen politika pasi per t’u marr me politike duket te besh kompromisa, duhet te jesh gjakftohte thone, duhet te harrosh lirine (dhe une s’jam gati per nje gje te tille) pa harruar faktin qe duhet re jetosh dhe punosh ne atdhe (dhe une nuk jetoj ne Shqiperi e punoj jashte).

Ama kur degjoj Neritan Ceka te mallkoj bashkeatdhetatet e tij dhe te mite, miqte e mi, familjaret e mi, e vetmja deshire qe kam eshte qe te bej nje prokure dhe te votoj. Do te votoj kundra ketij lloj opinionit/mendimi. Shkoni votoni, votimi eshte nje drejte morale dhe civile, qe askush nuk mund t’ju a heq. Ju jeni te lire te zgjodhni te ardhmen tuaj”, ka shkruar Hueyda në “Instagram”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per cfar te drejte flet kur nuk ke asnje mundesi zgjedhjeje por vetem mundesi qe ti japesh voten atij qe do qeveria?.Per cfar te drejte flet kur Europa nuk na lejon te integrohemi,kjo jo per fajin tone por te korrupsionit shteteror?E drejte eshte qe para se te caktohen kandidatet per deputete apo kryebashkiake cdo parti qe merr pjese ne gare ti parashtroje elektoratit te vet 3-4 kandidate dhe keshtu kandidati tregon se eshte i zgjedhur nga shumica por jo te caktoje partija nje kandidat dhe un per hater te partise apo per inat te kundershtarit politik jam i detyruar te votoj.

    Përgjigju ↓