Show-Bizz

Clinton në Kosovë, emocionohen VIP-at. Ja si e pritën

16:10 - 12.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bill Clinton është rikthyer në Kosovë në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ish-presidenti amerikan është pritur në një ceremoni mikpritëse së bashku me Madeline Albright. Duket se kjo vizitë ka sjellë edhe njëherë emocion tek i gjithë populli i Kosovës. Edhe për VIP-at emocionet kanë qenë të njëjta, ndaj ata kanë zgjedhur rrjetet sociale për ti shpërndarë me fansat e tyre.




Capital T

Reperi i njohur shqiptar, Capital T publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të dy ushtareve femra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Urime 20 vjet liri Kosovë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Blero

Edhe Blero, e ka kujtuar këtë ditë me disa foto nga koha e luftës. Ai zgjodhi që të kujtojë këtë ditë me disa foto nga koha e luftës.  “Festo por kurrë mos harro. Faleminderit NATO”, ishte ajo që shkruajti në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Leonora Jakupi

Ajo e cila e i ka kënduar luftës me këngën më të famshme të karrierës së saj, “A vritet pafajësia”, Leonora Jakupi, publikoi një fotografi të fjalimit që Madeline Albright mbajti në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.“Zot faleminderit që po i presim këto ditë”, ka shkruar Jakupi, e cila njëherësh është më emocionale në manifestime të tilla, duke qenë vajzë e një dëshmori të rënë gjatë luftës.

Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka ngelur gjithashtu i emocionuar nga vizita e Clinton dhe Albright në Kosovë. Ai zgjodhi që në InstaStory të ndajë me fansat një fotografi nga ndërhyrje trupave të NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë. “12.06.1999”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke kujtuar datën më të rëndësishme të popullit kosovar, atë të çlirimit.

Labinot Tahiri

Këngëtari dhe deputeti i njohur Labinot Tahiri, ka publikuar në InstaStory fotografinë e mirëseardhjes të Clinton dhe Albright në Kosobvë.“Publik i dashur e familje, shqiptarë të dashur t’i nderojmë me daljen tonë në shesh”, kishte shkruar Labi, duke bërë kështu thirrje për daljen në sheshin “Skënderbeu”.

Agnesa Vuthaj

Edhe modelja e njohur bukuroshe Agnesa Vuthaj, duket të ketë qenë e emocionuar me vizitën e ish-presidentit amerikan dhe ish-sekretaren amerikane të shtetit.Ajo në InsatStory ndau me ndjekësit imazhin që krahason dy vizitat e Clintonit në Kosovë – atë të vitit 1999 me të tanishmen, në 2019-tën.

uuu ccc l tttt bbbb saaaaa
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.