Kosova

Video/ Clinton tregon për foton e veçantë që mban në zyrë: Më kujton çdo ditë…

12:53 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare

Gjatë fjalimit të tij në 20 vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, Bill Clinton ka treguar se në tavolinën e tij mban një fotografi mjaft të veçantë.



“Më pëlqen shumë dhe e dua këtë vend dhe gjithherë dua të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri. Shumë mirënjohës që kemi qenë pjesë e asaj beteje, bashkë me Albright dhe gjeneralin Clark. E kam një fotografi të vogël në zyrën time në Nju Jork ku jemi të gjithë dhe çdo ditë që e shoh atë fotografi, ia kujtoj vetes se cili ka qenë qëllimi kryesor i politikës dhe cili ka qenë justifikimi i përdorimit të forcës. Më kujtohet edhe fytyrat e qytetarëve kur ishim në Ferizaj.  Atë ditë thash, 79 ditë të bombardimeve të NATO’s e kanë fituar këtë luftë. Unë nuk kam dashur që shekulli 20 të përfundojë me gabime, me gjakderdhje”, u shpreh Clinton.

Fjala e tij u prit me ovacione dhe duartrokitje  nga qytetarët që kishin mbushur sheshin “Skënderbej” në Kosovë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *