Kosova

Video/ Çlirimi i Kosovës, Clinton: Qytetarët fituan paqen, koha për të menduar çdo bëjmë më tutje

12:38 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ka falënderuar gjithë qytetarët të cilët kanë dalur për ta falënderuar atë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.




Clinton në fjalimin e tij tha se është nderi më i madh i jetës, pasi ka ndalur spastrimin etnik në Kosovë para 20 vitesh.

“Më pëlqen shumë dhe gjithherë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam këtu me qytetarë që kanë qenë pjesë e asaj beteje. 79 ditë të sulmeve mund ta kenë fituar atë luftë por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta kanë fituar paqen. 20 vite më vonë keni bërë punë të shkëlqyeshme dhe e di se në kohë paqeje më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë do të bëjmë më tutje. 30 vite më vonë mendoj që kemi bërë punë të mirë për të arritur paqen. Mbajeni në mend se para 30 vitesh ra muri i Berlinit dhe bashkimi Sovjetik dhe të gjitha konfliktet po binin poshtë. Ka vetëm pak fitore apo humbje që janë të përhershme në çështjet njerëzore. Ju do të ngriteni dhe të punoni. Kështu që para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet ti bëni, jini mirënjohës që në udhëtimin e juaj gjatë 20 viteve nuk ka pasur kthim të dhunës etnike sistematike dhe shkatërrimit të institucioneve fetare e kulturore”, tha ndër të tjera Clinton.

Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij tha se marrëveshjen gjithpërfshirëse ua kemi borxh atyre që sakrifikuan për lirinë.

“Ne jemi të bindur që së bashku, duhet dhe mund të ecim më shpejtë drejtë integrimit të Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike dhe në Bashkim Evropian. Ne e meritojmë këtë ashtu siç e kemi merituar të jemi të lirë. Ashtu siç kemi qenë vite më parë, të bëjmë marrëveshje historike me Serbinë ashtu jemi edhe sot të vullnetshëm të bisedojmë për të bërë marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizim e marrëdhënieve si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Dhe këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që vuajtën dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, tha Thaçi.

Kosova shënon sot 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Çlirimit të Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.