AKTUALITET

Çmimet e zarzavateve dhe frutave kontribuojnë në uljen e inflacionit

16:35 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ulja e çmimeve në dy tre artikuj bazë, fruta, e zarzavate reflektohen në uljen e inflacionit. Në muajin maj çmimet e zarzavateve, përfshi patatet, u rriten me 10 për qind. Ky ishte ritmi më i ulët i ndryshimit që nga prilli 2018. Gjatë periudhës së dimrit çmimet e patateve dhe qepëve panë një rritje në nivele rekord nga mungesa e prodhimit vendas. Në muajin janar një kilogram patate dhe qepë kushtuan gati 50 për qind më shtrenjtë se në janarin e vitit të kaluar. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2019 është 1,5 %.




Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2019, krahasuar me Prill 2019, është – 1,0 %. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,17 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje. Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.