AKTUALITET

Data e zgjedhjeve/ Përfundon konsultimi i Metës me aleatët e PD. Shehi: S’ka avancim për procesin

20:00 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me aleatët e PD.




Kreu i LZHK foli për mediat, duke thënë se data e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i palëve dhe jo i njëanshëm.

“Takimi ishte shumë pozitiv. Për sot gjykojmë se është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur. Nuk ka avancim për çështjen zgjedhore, Gjithçka do të caktohet në ditët në vijim, por jemi më afër për një dialog. Besoj jemi më afër një paqtimi mes palëve dhe për një datë që mund të jetë e pranueshme për të gjitha palët”, tha Shehi.

 

Ka zgjatur 40 minuta takimi i parë konsultativ mes Kreut të Shtetit, Ilir Meta dhe krerëve të partive politike, për caktimin e një date të mundshme të zgjedhjeve. Takimi mes tyre u zhvillua në ambientet e Presidencës.

Në takimin e parë te Meta morën pjesë krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, aleate të PD: Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule etj. Në përfundim, aleatët e PD e cilësuan takimin një hap të vogël në drejtimin e duhur, por pa dhënë shumë detaje.

Nga fotot, ata duken të qeshur e shpresëplotë për arritjen e një marrëveshje.

6 ditë më parë nga Kamza, pas një mbledhje mes tyre, krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë kanë hedhur në tryezë idenë e shtyrjes së zgjedhjeve me 6 muaj. Ka gjasa që këtë ide ta ndajnë edhe me Presidentin.

Në daljen e djeshme për mediat, Presidenti Meta komentoi vendimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, si një formë për të shmangur konfliktin më 30 qershor, datë për të cilën tha se palët politike po e konsideronin si betejë për jetë a vdekje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.