Kryesore

Emigrantët shqiptarë pa të ardhura në Itali, si përfitohet pagesë sociale

17:10 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali e rezultojnë pa të ardhura ose me të ardhura të ulëta për të përballuar jetesën, mund të përfitojnë pagesa sociale. Kjo e fundit e njohur ndryshe edhe si pensioni social ekziston në legjislacionin Italian si një amortizator që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që plotësojnë kërkesat e përcaktuara me ligj. Për të përfituar këtë pagesë, të gjithë aplikantët e interesuar duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç e 7 muaj, të jenë efektivisht banues të përhershëm në Itali si dhe të kenë një limit të caktuar të ardhurash ose të mos marrin fare. Pagesa sociale, marrë parasysh indeksimin e pensioneve për vitin 2015 nga ISTAT që është vlerësuar me 0.3%, bëhet kështu 448.52 euro.




Kërkesat
Pagesa sociale paguhet çdo muaj nga INPS, dhe ka zëvendësuar pensionin social nga 1 janari i vitit 1996. Vlen të theksohet fakti se kjo pagesë është një e ardhur ekonomike që lind pavarësisht derdhjeve të kontributeve të detyrueshme, për ata qytetarë që nuk kanë të ardhura të tjera për të mundësuar mbijetesën. E drejta për pagesë sociale, u lind personave që plotësojnë kërkesa specifike, ose që hyjnë në kufijtë e përcaktuar të të ardhurave, që ndryshojnë në vartësi të faktit, që kërkuesi është i martuar ose jo, dhe që çdo vit INPS komunikon publikisht me kërkesat personale të aplikantëve. Pagesa Sociale, gjithashtu nuk është objekt i zbritjeve tatimore për të ardhurat dhe jepet gjithmonë në mënyrë të përkohshme mbasi instituti do të ketë verifikuar çdo vit plotësimin e të ardhurave dhe vendbanimin aktual të qytetarit aplikant. Tjetër karakteristikë a pagesës sociale, është që në ndryshim me tipe të tjera të pensionit, nuk mund të jepet në favor të trashëgimtarëve, në rast të vdekjes të mbajtësit dhe për faktin. Po kështu kjo e ardhur është e lidhur me rezidencën në Itali dhe se humb kjo e drejtë, në qoftë se personi largohen nga Italia. Pagesa sociale pezullohet kur personi përfitues qëndron jashtë Italisë më shumë se 30 ditë, e të drejtën e përfitimit për këtë të ardhur e kanë të gjithë qytetarët italianë, komunitarët dhe ekstrakomunitarët që kanë në zotërim një leje qëndrimi në BE për një periudhë të gjatë. Ka disa kritere që duhen përmbushur në mënyrë që të arrihet marrja e pagesës. Së pari, të gjithë aplikantët duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç e 7 muaj (rritja e moshës për 3 muaj për gratë dhe burrat, është përcaktuar nga Reforma Fornero mbi pensionet, bazuar në principin e koeficientit të jetëgjatësisë). Më tej, të interesuarit duhet të plotësojnë edhe të ashtuquajturën “Kërkesë e rezidencës”, që do të thotë se kanë të drejtë për pagesë sociale, të gjithë banuesit efektivisht në mënyrë të përhershme në Itali. Nga data 1 janar 2009, për të lindur e drejta e pagesës sociale, si një kërkesë shtesë, është domosdoshmëria për të patur një qëndrim të ligjshme në mënyrë të vazhdueshme në Itali, për jo më pak se 10 vite. Gjithashtu kandidatët para se të aplikojnë duhet të përmbushin edhe kushtin e të ardhurave, pasi pagesa sociale, si një formë ë të ardhurave asistenciale, u jepet të gjithë qytetarëve pa të ardhura, ose që kanë të ardhura në një shumë më të vogël se kufiri i përcaktuar në ligj. Limiti i të ardhurave për 2016 për pagesën sociale është 5830.76 euro në vit.

Aplikimi
Aplikimi për pensionin social, duhet të dërgohet në rrugë telematike, duke përdorur shërbimet online të INPS, në rast se disponohet PIN, ose duke telefonuar në numrin e gjelbër 803 164 pa pagesë, ose nga një telefon fiks 06164164. Aplikimi mund të bëhet edhe nëpërmjet patronateve si ndërmjetësues të INPS pa pagesë.

Masa e përfitimit
Ekspertët bëjnë me dije se pagesa sociale, duke marrë parasysh indeksimin e pensioneve për vitin 2015 nga ISTAT që është vlerësuar e 0.3%, bëhet kështu 448.52 euro. Masa e plotë e pagesës sociale miratohet nëse personi, është brenda kufijve të ardhurave të fiksuara me ligj, të publikuar çdo vit nga INPS në janar të çdo viti, e cila për vitin 2015 ishte e barabartë në 5,830.76 euro në vit. Në këtë mënyrë pagesa nga 447,17 € që ishte në vitin 2014, u rrit në 448,52 euro në muaj për 13 muaj dhe kështu kufiri i të ardhurave është i barabartë me 5,830.76 € në vit, ndërsa për pensionet sociale të paguara për mbajtësit që trajtohen para datës 31 dhjetor 1995, do të jetë deri 369.63 euro në muaj. Pagesa sociale paguhet nga INPS, duke filluar nga dita e parë e muajit të ardhshëm, në të cilin është paraqitur moduli i aplikimit sipas të gjitha kërkesave ligjore të përcaktuara, në moshë 65 vite e 3 muaj, shtetësia, rezidenca aktuale dhe qëndrimi i përhershëm në Itali, si dhe kërkesa e të ardhurave. Gjithashtu ekspertët theksojnë se pagesa sociale mund të merret e plotë ose e reduktuar. Të gjithë ata persona të pamartuar që nuk kanë asnjë të ardhur ose individët e martuar që kanë të ardhura familjare më të vogla se 5.830.76 euro në vit kanë të drejtën e përfitimit të masës së plotë. Ndërkohë pagesën e reduktuar mund ta përfitojnë të gjithë personat e pamartuar që kanë të ardhura më të vogla vjetore se pagesa socialen si dhe të martuarit që kanë një të ardhur familjare më të vogël se dyfishi i shumës vjetore të pagesës që kap një shumë 11.661,52 euro.

Të ardhurat
Kandidatët më tej duhet të dinë se të ardhurat që përfshihen për përfitimin e pagesës sociale janë ato që konsiderohen si të ardhura të aplikantit dhe të bashkëshortit; të ardhurat neto që trajtohen nga taksat dhe sigurimet shoqërore; të ardhurat e përjashtuara nga tatim taksat; të ardhurat që i nënshtrohen tatimit në burim, si për shembull, fitimet në lojëra, konkurse edhe kur paguhen nga shteti, apo nga subjektet publike dhe private. Në këto të ardhura përfshihen edhe të ardhurat subjekt i taksave zëvendësimin: interesave postare dhe bankare, BOT (Buoni Ordinari del Tesoro ) bono thesari, letra me vlerë të tjera të ardhura qeveritare, premio dhe të ardhurave të tjera në obligacionet, ose të ngjashme të lëshuara nga bankat dhe zyrat postare; të ardhurat nga toka dhe ndërtesat; pensionet e luftës; pagesat periodike nga INAIL(Instituti Nacional i Invalidëve të Punës); pensione të drejtpërdrejta nga jashtë; pensione dhe pagesa invaliditeti civilë, të verbër, dhe të shurdhër; apo të ardhura ushqimore. Konkretisht nëse një emigrant shqiptar në Itali, përfiton pension në Shqipëri, apo të ardhura të tjera, si nga prona, këto të ardhura do tu zbriten nga pagesa sociale. “Shpesh herë ka ndodhur që disa emigrantë duke e konsideruar si pension, kanë ardhur në Shqipëri, duke humbur kështu të drejtën për përfitimin e kësaj të ardhure. Edhe një herë e përsërisim, se përfitimi i pagesës sociale, është i lidhur drejtpërsëdrejti me mbajtjen e rezidencës në Itali. Nuk mund të largohen më shumë se 1 muaj, për të cilën duhet ta deklarojnë pranë komunës ku banojnë”,-thonë ekspertët për GSH.

Kriteret për përfitim

†Pagesa sociale jepet bazuar në shumën e të ardhurave personale, dhe në rast se personi është i martuar merren parasysh të ardhurat e përbashkëta me bashkëshortin.
†Pagesa sociale mund të llogaritet në një vlerë të plotë ose reduktuar.
Kanë të drejtë për masë të plotë të gjithë personat :
†Të pamartuar që nuk kanë asnjë të ardhur.
†Të martuar që kanë të ardhura familjar më të vogla se 5.830.76 euro në vit.
Kanë të drejtën për pagesë të reduktuar personat :
†Të pamartuar që kanë të ardhura më të vogla vjetore se pagesa sociale
†Të martuar që kanë një të ardhur familjare më të vogël se dyfishi i shumës vjetore të pagesës që kap një shumë 11.661,52 euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.