AKTUALITET

Emigrantët sjellin 150 milionë euro në tre muaj

15:22 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Emigrantët kanë sjellë pranë të afërmve të tyre në Shqipëri 150 milionë euro në tre muajt e parë të vitit, një shumë që është pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në bilancin e pagesave.




Raporti
Sipas Bankës së Shqipërisë ky është niveli më i lartë i prurjeve të emigranteve që nga 2014-a, kur u arrit niveli më i ulët, kur u shfaq tendenca ngadalësuese ciklike e remitancave, që në vitet në vijim filloi të rigjallërohej sërish, duke ndjekur të njëjtën tendencë të emigracionit. Në vitin 2018, të ardhurat nga emigrantët arritën në 670 milionë euro, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro. Rënia e tyre ishte e pritshme, pas maturimit të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur (fluksi më i madh ishte mes viteve 1990 dhe 2000), pas 10-15 vitesh krijojnë familjet e tyre dhe fillojnë e shkëpusin lidhjet me vendin mëmë.
Por, pas vitit 2013, prurjet e emigrantëve filluan të rriten sërish, për të arritur në 2018-n, ku rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit. Në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. ‘Monitor’ ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë. Që nga viti 2011, janë gati 190 mijë shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil, ndërsa ka dhe shumë të tjetër që kanë ikur dhe nuk janë regjistruar si azilantë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, emigracioni neto vitet e fundit (diferenca mes atyre që ikin dhe atyre që kthehen) është mesatarisht 15-20 mijë persona në vit që largohen nga vendi.

Remitancat
Domethënia ekonomike e remitancave shkon përtej asaj që sugjerojnë statistikat zyrtare të bilancit të pagesave, si për vendet dërguese ashtu edhe për ato pranuese. Kuptimi ekonomik i dërgesave të emigrantëve është transferimi i “të ardhurave dhe pasurisë” monetare ose në natyrë – nga emigranti në vendlindjen e tij. Transfertat e të ardhurave në formë monetare rrisin drejtpërdrejt sasinë e valutës në vendin e origjinës së emigrantëve, ndërkohë që transfertat në natyrë ndikojnë në shtimin e kursimit në vendin pritës të emigrantit. Këto dallime janë të rëndësishme, sa herë që analizohen modalitetet, sasia dhe efekti i dërgesave të remitancave. Për shembull, kur remitancat dërgohen përmes kanaleve zyrtare, ato regjistrohen në llogarinë korrente të bilancit të pagesave si të vendit të origjinës ashtu edhe atë pritës të emigrantit. Nga ana tjetër, remitancat e dërguara joformalisht, në cash, mbeten përgjithësisht jashtë regjistrimit zyrtar, duke imponuar nevojën për të kryer vlerësime të flukseve kryesisht nëpërmjet vrojtimeve statistikore


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.