AKTUALITET

Fleckenstain flet për shqetësimin e Metës: Duhet ta marrim seriozisht

10:40 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-eurodeputeti në PE dhe raportuesi për Shqipërisë, Knut Fleckenstain, gjatë një takimi në Bruksel me temë “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane” foli për situatën në vend. Ai u shpreh se është informuar me vendimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për çdekretimin e datës së zgjedhjeve dhe reagimet e shumta lidhur me këtë vendim, ndërsa ka thënë se ata duhet ta marrin seriozisht shqetësimin e tij për situatën që mund të dalë jashtë kontrollit.




“Kam lexuar që presidenti është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht, edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë”, ka deklaruar Fleckenstein.

Sakaq, ai u ka bërë sërish thirrje vendeve anëtare që të çelin negociatat për Shqipërinë. Por, Knut Fleckenstein shton se vendet anëtarëve të Bashkimit Eurupian nuk u takon të ndërhyjnë në politikën e brendshme të Shqipërisë. Raportuesi për Shqipërinë shprehu edhe njëherë vlerësimin për reformat e ndërmarra në vendin tonë, duke u bërë thirrje edhe vendeve skeptike të votojnë pro hapjes së negociatave.

“Fatkeqësisht disa shtete anëtare nuk ndajnë qëndrimin e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Këto shtete duhet të njohin progresin e bërë dhe të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi z. Fleckenstein.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.