BLUETOOTH

Fotot e rralla/ Elvana Gjata: Nuk hakmerrem ndaj Çiljetës

13:39 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Të dy” është hiti i ri i Elvana Gjatës, një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit. E ëmbël, me një natyrë mjaft të butë dhe me një vokal të mrekullueshëm me shumë ëndrra dhe projekte në kokë Elvana vjen këtë radhë me një bashkëpunim, po me një këngëtar të lakmuar. Eshtë lideri i grupit kosovar “Tingulli 3”, Getoari. Pikërisht ai që e përfoli së bashku me Çiljetën pak kohë më parë Elvanën në këngë e nxehtë “Dridhe, dridhe”. Gjithsesi Elvana e mohon kategorikisht, se kjo këngë vjen si një hakmarrje ndaj Çiljetës. Madje ka qenë vetë Getoari, që i është afruar në këtë bashkëpunim Elvanës. Ndërsa hobin e saj këngën e sheh si një profesion në të ardhmen, ajo e sheh veten edhe si një regjisore, për të cilën edhe po studion, apo edhe si një aktore. Janë këto tre pasionet më të mëdha të studentes së vitit të dytë të regjisurës. Tepër e rezervuar për jetën private Elvan pohon për “Bluetooth” se gjatë këtij viti do të lançojë albumin e saj të parë, që do të jetë një surprizë për gjithë fansat e saj.
Sapo keni publikuar hitin e ri “Të dy”, një bashkëpunim me Getoar Selimin dhe menjëherë ka rezultuar i sukseshëm. Si e komentoni ju këtë?
Janë një sërë komponentësh jo vetëm zëri, që jam mirë këtu ku jam. Bashkëpunimi im rezultoi i suksesshëm dhe në fakt e prisja këtë gjë sepse ka elementët e nevojshme për të qenë i suksesshëm.

Në fakt fillimisht kënga e shkruar nga Flori Mumajezi ishte parashikuar të ishte një këngë solo, të cilën unë do ta këndoja vetëm. Kur e dëgjoji Getoari, lideri i grupit “Tingulli 3” kënga i pëlqeu dhe propozoi, që të bashkëpunonte dhe ai në këtë këngë. Dhe rezultati është një duet me Getoarin. Kështu kënga u përpunua më pas nga Enis Presheva dhe pasi pamë që kënga doli bukur lindi nevoja për një videoklip të bukur, i realizuar nga një studio në Kosovë “Pixels”, me të cilën gjithashtu ka qenë një bashkëpunim mjaft i mirë.

“Të dy” është një hakmarrje ndaj Çiljeta Xhilagës, për faktin se ajo ju ka përfolur në këngën e saj, po në bashkëpunim me Getoarin?
Kënga nuk ka aspak lidhje me një hakmarrje timen me Çiljëtën. Madje nuk e quaj rivale atë. Muzika ime nuk ka të bëj fare në të vërtetë me muzikën që këndon Çiljeta. Dhe unë në të vërtetë nuk kam asnjë gjë me të dhe nuk dua të krahasohem. E vërteta është se ishte Getoari ai që e dëgjoi këngën time dhe u afrua në këtë këngë. Po në lidhje me Çiljetën unë mendoj se asaj i paskan bërë pështypje vërtet vithiet e mia, që i ka përmendur në këngë. Po përderisa është folur mirë nuk kam pse ta ndjej veten keq.

Sot kanë dalë mjaft këngëtare në skenë. Ç’mendoni për to dhe muzikën që ato propozojnë?
Mendoj se një këngëtare duhet të ketë zë, që të jetë e suksesshme. Preformanca në skenë apo në klipë ka pjeësën e vet, kuptohet, por vokali mbetet gjithmonë parësor.
A ka diçka më tepër se sa një këngë mes teje dhe Getoarit?
Gjithçka është vetëm marrëdhënie pune dhe miqësi. Asnjë gjë më tepër.
Cilat janë projektet tuaja të momentit?
Së pari është shkolla, këto ditë nis vitin e dytë për regjisurë. Pastaj është festivali “Kënga Magjike”, për të cilin ende nuk kam vendosur nëse do të marr pjesë apo jo? Gjithsesi, ajo që është e sigurt mbetet fakti, që jam duke përgatitur, që gjatë këtij viti të nxjerr albumin tim të parë. Janë rreth 10 këngë që kanë përfunduar tashmë. Mungon vetëm një këngë, që mendohet të jetë hiti i këtij albumi, këngë që do të shoqërohet edhe nga një videoklip. Ndërkohë pjesë e albumit do të jetë edhe bashkëpunimi im me Getoarin, kënga “Të dy”. Albumi do të përmbajë kryesisht këngë të rrymës R&B, por do të ketë edhe disa balada. Për albumin kam bashkëpunuar me Flori Mumajezin, si dhe është dhe një këngë nga Andy D.J.
Duke parë që ky kënga me Getoarin po pëlqehet, mendoni për ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtar tjetër?
Momentalisht nuk jam për bashkëpunime të tjera. Gjithsesi nëse do të dilte ndonjë unë jam e hapur. Por e them me sinqeritet se ndihem shumë mirë duke kënduar vetëm.
Po në lidhje me jetën private? A është e dashuruar Elvana?
Asnjëherë nuk flas për jetën time private.

Ky shkrim u botua më 16 shtator 2006


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.