Show-Bizz

Humorist, këngëtar dhe tani politikan? Ja partia ku kandidon Bes Kallaku

12:38 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare

Aktori i humorit, Bes Kallaku, ka zbuluar detaje për projektin e tij më të ri. U tha pak më parë se ai do të publikojë një film. Në postimet e fundit në “Instagram” Besi ka treguar më tepër nga ajo që është duke përgatitur për fansat.



Aktori ka publikuar një poster ku shfaqet një foto e tij dhe ku shkruhet: “Voto Partinë Para Albania. Stop vjedhjes ër ejjj”, ndërsa në përshkrim të fotos ka zbuluar se ka 2 vjet që po punon për këtë film. “Vjen së shpejti. Një projekt që ka mbi dy vite me të cilin po punoj.

Filmi: Falco. Zoti ju rujt ër ejj”, shkruar ai. Teksa nga posteri i filmit kuptohet se historia do të flasë për një politikan që siç duket do të interpretohet nga vetë Besi. “Jam e bindur në suksesin dhe finalizimin e çdo projekti tëndin, aq më tepër këtij në të cilin kam qenë dëshmitare e çdo ditë pune tënden. Mbarë shpirt, me Zotin në krah”, ka shkruar më pas Xhensila Myrtezaj në një ripostim të bashkëshortit të saj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *