AKTUALITET

INSTAT: 25.5% e grave janë të përfshira në tregun e punës

20:00 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U mblodh për herë të parë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, forumi i Gruas në Sipërmarrje. Ideja e projektuar që në fillim të këtij viti mori kështu formë finale në një forum biznesi dhe në një botim me intervista të zonjave që ju bashkëngjitën kësaj ideje. Në një sallë me më shumë se 100 gra sipërmarrëse u ngritën ide dhe shqetësime që sot ka gruaja në biznes. Zonja me eksperiencë shumë vjeçare në biznes dhe ato të rejat që duan t’i përkasin kësaj bote ndanë eksperiencat e tyre të punës, problematikat dhe ajo çfarë mund të bëhet në një të ardhme të afërt. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka duke ju uruar mirëseardhjen zonjave në këtë aktivitet, u shpreh i hapur të dëgjojë të gjithë propozimet apo kërkesat që ato kanë.




Nënkryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zonja Valentina Gjoka, si një nga organizatoret e këtij aktiviteti që në krye të herës u shpreh se “nëpërmjet këtij eventi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kërkon që të tërheqë vëmendjen e të gjithë aktorëve, duke filluar nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile. Drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimaj, si pjesë e këtij aktiviteti, foli në gjuhën e shifrave, duke theksuar se ka ndryshuar përfaqësimi i gruas në sipërmarrje, por që mbetet ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Sipas INSTAT në vendin tonë 25.5% e grave janë të përfshira në tregun e punës me pagë, ndërsa pjesa tjetër janë të punësuara në biznes familjar apo të vetëpunësuara. 42% e grave të punësuara janë në sektorin bujqësor, sektor që ka përfshirjen më të lartë të grave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.