EKONOMI

Kreditë me probleme, Shqipëria ‘thyen rekord’ në Evropën Qendrore

08:09 - 12.06.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të kredive me probleme (NPL) të sektorit të saj bankar nga 17 vende në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) gjatë 12 muajve deri në shtator 2018, sipas një një raport të ri të bërë publik nga Iniciativa e Koordinimit të Bankës Evropiane në Vjenë.




Raporti i NPL-ve në Shqipëri ra me 1.9 pikë përqindje nga viti në vit në 12.9% në fund të shtatorit, por mbeti më i larti në rajon, sipas instrumentit gjysmë vjetor për CESEE, botuar nga NPL Initiative, një nënbashkësi e Vienna Initiative.

Vetëm dy vende mbesin mbi pragun prej 10% në CESEE (Shqipëria në 12.9% dhe Kroacia me 10.2%).

Serbia regjistroi përmirësimin më të madh në raportin e NPL-ve në CESEE. Niveli i NPL-ve në Serbi u ul me 5.8 pikë përqindjeje nga viti në vit. Shifrat treguan një trend të vazhdueshëm në rënie të raporteve të NPL-ve, për të gjitha vendet e shqyrtuara përveç Letonisë dhe Estonisë.

Vëllimi i NPL në rajonin e CESEE ra me 12.9% në periudhën 12-mujore deri në shtator 2018.

“Situata në lidhje me kreditë me probleme (NPL) ka vazhduar të përmirësohet në CESEE që nga raporti i fundit, me volumet e NPL-ve që kanë arritur në nivelin më të ulët në tetë vjet (37.9 miliardë euro më 30 shtator 2018 për rajonin), dhe raporti i NPL arriti 4.4% (përshpejtimi i 1pp në vit). Shitjet e mëtejshme të NPL-ve nga investitorët bankarë kanë ndikuar në rënien e vëllimit të NPL-ve, teksa ky aktivitet arriti në 3.1 miliardë euro në vitin 2018.

Ky vit shënon 10 vjetorin e Iniciativës së Vjenës dhe 6-vjetorin e NPL Initiative. Që nga fillimi i Nishmës së NPL-venë 2014, janë zbatuar rregullime të rëndësishme mbikëqyrëse dhe reformat të taksave për të zgjidhur NPL-të. Krijimi i kushteve për një treg të shëndoshë të NPL-ve (megjithëse ende jo perfekt) kontribuoi në aftësinë e bankave për të zhvlerësuar një pjesë të madhe të stoqeve.

Megjithatë, ka ende shumë punë. Është bërë progres vitet e fundit për të ulur nivelin e NPL-ve, por më shumë duhet të bëhet për të zbutur ndryshimet brenda vetë bankave për parandalimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të NPL-ve në afat të gjatë”-thuhet në raport.

Vienna Initiative (Iniciativa e Vjenës) është një kuadër për ruajtjen e stabilitetit financiar të Evropës në zhvillim. Ajo u themelua në kulmin e krizës financiare globale në janar 2009. Ajo bashkon të gjithë aktorët domethënës të sektorit publik dhe privat të bankave ndërkufitare me bazë në BE, që janë aktive në Evropën në zhvillim, të cilat zotërojnë shumë prej sektorëve bankarë në atë rajon/ Monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.