SPORT

Nejmar dhe PSG drejt divorcit, Barcelona qëndron pas dere

13:07 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Divorci mes Nejmarit dhe Paris Sën Zhërmenit duhet vetëm të zyrtarizohet, pasi aktualisht “O Ney” dhe klubi parizien janë shumë larg njëri-tjetrit. Një krisje e cila ishte në ajër duke parë dhe periudhën aspak të shkëlqyeshme të brazilianit në Champions dhe për faktin se ish-lojtari i Barcelonës, asnjëherë nuk ka “shpaguar” besimin e PSG-së me çmimin e jashtëzakonshëm që pagoi për ta blerë atë. Motivet për krisjen mes palëve janë të ndryshme, por në majë janë dështimet europiane të Parisit, ndërsa nuk duhet lënë pas dore dhe marrëdhënia e dobët e brazilianit me shokët e ekipit.




Mbape thuajse nuk ka më asnjë raport me Nejmarin, për shkak të privilegjeve të shumta që merr nga presidenti Naser Al-Khelaifi. Por edhe ambiciet e Nejmarit, kanë bërë që të rishikojë pozicionin e tij në projektin e klubit dhe braziliani duket aspak i motivuar që të nisë një tjetër sezon në Francë. Për të mos harruar dhe dëmtimet e shumta, të cilat kanë ndikuar në zhvlerësimin e kartonit të lojtarit amerikanojugor. Sipas një studimi të CIES, çmimi në merkato i Nejmarit ka rënë me 63 milionë euro. Por pavarësisht kësaj rënieje, çmimi i brazilianit është ende shumë i lartë, me Barcelonën që ka ndërmend të bëjë një sulm të çmendur, kjo pasi edhe “O Ney” e ka shprehur disa herë dëshirën për t’u rikthyer me fanellën blaugrana.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.