AKTUALITET

Pak orë para takimit me Metën, Basha mbledhje me aleatët

12:34 - 12.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ku u vendos ngritja e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në selinë e Partisë Demokratike.




Ky zhvillim vjen pak orë para se Basha dhe aleatët e tij të takohen me Presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit do të zhvillojë sot një takim me partitë e qendrës së djathtë në kuadër të nisjes së konsultimeve për të vendosur një datë të re zgjedhjesh.

Në një konferencëtë jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e djeshme, presidenti Meta theksoi se vendimet e tij janë në përputhje me kushtetutën, ndërsa njoftoi se do të ketë një datë të re zgjedhjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.