AKTUALITET

Rrezik nga vendimet? Anëtarët e KQZ do të ruhen me truproja

13:35 - 12.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej pak ditësh, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u është vendosur truprojë nga Njësia Speciale e Policisë.




Para pak minutash ka nisur mbledhja e Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, ndërsa është vënë re mungesa e kryetarit Klemnet Zguri. Pas anulimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, Zguri deklaroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e KQZ.

Në mungesë të kryetarit Zguri, mbledhjet do të drejtohet nga zëvendës kryetari Denar Biba, i cili në mbledhjen e fundit e konsideroi të pavlefshëm vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve.

Mbledhja e sotme është thirrur nga Zv/kryetari Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Në rend të ditës, KQZ ka pesë projektvendime për zgjedhjet e 30 qershorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.