SPORT

Shqipëria U-21 shkëlqen ndaj Uellsit, talenti i Çelsit s’ndalet!

11:06 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja e moshave e drejtuar nga Alban Bushi ka fituar edhe përballjen e dytë në sfidën e luajtur kundër Uellsit në “Niko Dovana” të Durrësit. 21-vjeçarët kuqezinj kanë tronditur bashkëmoshatarët e tyre britanikë që në pjesën e parë, kur sulmuesi i Olimpiakosit, Emiliano Bullari, dhe mesfushori i Partizanit, Esat Mala, vulosën rezultatin 2-0 në këtë fraksion loje përkatësisht në minutat 8-të dhe 15-të. Në pjesën e dytë Bushi ka kryer disa ndërrime, dhe një prej tyre ka qenë Armando Broja, 18-vjeçari që luan me ekipin U-18 të Çelsit, që sikundër në sfidën e parë, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ndaj Uellsit, duke realizuar në minutën e 69-të, golin e tij të tretë në këto dy sfida. Në kohën shtesë, Uellsi ka ngushtuar diferencat me Ljuis.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.