Aktualitet

Sondazhi i Bankës Botërore, shkak i aksidenteve shpejtësia dhe alkooli

17:30 - 12.06.19 Gazeta Shqiptare

Shpejtësia, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit si dhe mungesa e mirëmbajtjes së automjetit janë tre nga faktorët kryesor që çojnë në aksidentet rrugorë në Shqipëri. Këto janë të dhënat e sondazhit të zhvilluar në kuadër të Projektit për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e Rrugëve të Bazuar në Rezultate, një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe e bashkë-financuar nga Banka Botërore, i zbatuar nga konsorciumi NTU/Eptisa. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Bankën Botërore, në kuadër të Projektit për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e Rrugëve, kanë prezantuar dokumentin për shkaqet e aksidenteve rrugore. Faktorët kryesoj janë 3: Shpejtësia, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, mungesa e mirëmbajtjes së automjetit.



Një nga objektivat kryesorë të projektit është të përcaktojë dhe të rendisë prioritetet e sjelljeve të pasigurta në rrugët shqiptare me qëllim që të krijojë një fushatë ndërgjegjësimi duke u fokusuar tek grupet dhe sjelljet më të rrezikshme të përdoruesve të rrugëve. Sa i takon metodologjisë është kryer një hulumtim i detajuar cilësor dhe sasior ku hulumtimi cilësor përfshin intervista të detajuara me palët e interesuara: përfaqësues të bashkive; kompani private; shoqëria civile si dhe ministri dhe institucione publike që kanë lidhje me sigurinë rrugore. Analizë dytësore të databazës të aksidenteve rrugore ku përfshihen profili i viktimave të shkaktuara nga aksidentet rrugore, aksidentet rrugore për shkak të përdorimit të alkoolit dhe profili i shkelësve, kundërvajtësit kryesorë që shkaktojnë aksidente rrugore si dhe shkaqet e aksidenteve rrugore. Ndërsa hulumtimi sasior përfshin, vëzhgime të drejtpërdrejta të shoferëve; këmbësorëve; çiklistëve dhe motoçiklistëve ku janë kryer afro 3.500 vëzhgime të drejtpërdrejta në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë. Gjithashtu, janë zhvilluar sondazhe në komunitet, i zhvilluar on-line në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodra dhe Vlorë me persona mbi moshën 18-vjeç.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *