AKTUALITET

Video/ E mahnitshme, qytetarët dalin para Katedrales e duartrokasin Madeleine Albright

09:40 - 12.06.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, Prishtinën e kanë vizituar dy nga njerëzit të cilët ndikuan në lirinë dhe pavarësinë e vendit, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright.




Disa qytetarë në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje, nuk hezituan të dalin rrugëve e t’i përshëndesin ata gjatë rrugës deri në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Një pritje fantastike iu bë Madeleine Albright-it edhe para Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ku ishte organizuar nga Zyra e Presidentit një koncert nga Filharmonia e Kosovës.

Këtë video të realizuar ditën e djeshme e ka postuar në llogarinë e tij Facebook ministri i zhvillimit ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka.

Sot nga ora 11:00 deri në 12:30 ftohen qytetarët të dalin në sheshin e Prishtinës për të nderuar Bill Clinton dhe Madeleine Albright.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.